Interneti është bërë pjesë e rëndësishme e jetës. Kur duam të hapim ndonjë faqe në internet, ne duam që ajo të hapet sa më shpejtë në mënyrë të marrim informacione të shpejta. Në botë ka shumë vende të cilat kanë lidhje të ngadalshme interneti. Jeni me fat nëse nuk i takoni këtyre vendeve.
 
1. Libia
Libia është vend në Afrikën e Veriut. Në Libi interneti filloi të përdorej nga viti 2000. Është vendi që ka internetin më të ngadaltë nga të gjitha shtetet. 52% e internetit në Libi është nën shpejtësinë 256 kbps.
 
2. Nepal
Shtet i vendosur në Azinë Jugore. Nepali është vendi i dytë me internetin më të ngadaltë, 32% e internetit është nën shpejtësinë 256 kbps. Për herë të parë interneti u përdor në vitin 1994.
 
3. Nigeria
Nigeria, shtet në Afrikën Perëndimore. Në Nigeri, interneti ka filluar nga viti 1995. Ështe vendi i tretë me lidhjen më të ngadaltë të internetit. Në Nigeri , 31% e lidhjes së internetit është më e ngadaltë se 256 kbps.
 
 
4. Iran
Irani është shtët në Azinë Perëndimore. Në Iran, interneti ka filluar nga vitin 1993. Ky është vendi i katërt që ka lidhjen më të ngadaltë të internetit. 30% e lidhjes të internetit ka shpejtësi më të vogël se 256 kbps .
 
5. India
India është shtet në Azinë Jugore . Në Indi interneti ka filluar nga viti 1995 dhe është vendi i pestë për nga lidhja më e ngadalshme në internet . 27 % e lidhjes të internetit ka shpejtësi më të vogël se 256 kbps .


Redaksia online