Shumë shoferë mund të kenë nxituar për të shkuar te pika më e afërt e karburantit për ta furnizuar veturën e tyre, të shqetësuar sapo iu është ndezur llampa e kuqe apo e verdhë që sinjalizon se serbatori po zbrazet.
Por disa vetura duket se të çojnë pak më larg se sa mund të mendohet, pavarësisht se u ndizet llampa sinjalizuese.
Megjithatë, e këshillueshme është që vetura të mos lihet në pikën e fundit të karburantit, pasi një gjë e tillë sipas ekspertëve mund të dëmtojë motorin, pasi llumi i serbatorit mund të vërshojë drejt motorit.

Ja cilat janë disa prej modeleve të veturave më rezistente:
Ford Fiesta – 59 km
Vuxhall Corsa – 46 km
Volkswagen Golf – 67 km
Vuxhall Astra – 41 km
Volkswagen Polo – 62 km
Audi A3 – 67 km
Mercedes Benz C-Class – 74 km
Mini Cooper – 72 km
s.k/Shqiptarja.com
/xy/Shqiptarja.comKomente
