Ja cilat janë ushqimet që ndihmojnë në djegien e dhjamit në zonën e barkut

Ja cilat janë ushqimet që ndihmojnë në djegien e dhjamit në zonën e barkut

Edhe pse një person nuk  peshon më shumë se sa parashikohet në bazë të llojit të trupit të tij, ekziston mundësia që përqendrimi i yndyrës në pjesë të caktuara të trupit të tij të jetë më i madh se sa lejohet, që do të thotë jo vetëm shqetësim në jetën e përditshme, por edhe rritjen e rrezikut për tu prekur nga sëmundjet.

Yndyra viscerale , ndryshe dhjami i depozituar në zonën më të gjerë të barkut dhe që mbulon organet vitale, mund të rëndojë trupin tonë dhe të shkaktojë probleme kardiovaskulare, para së gjithash presionin e lartë të gjakut, diabet dhe apnea (çrregullimi i gjumit që karakterizohet nga ndërprerja e frymëmarrjes).

Zgjidhja bazë për djegien e dhjamit në zonën e barkut gjendet në dietën mesdhetare. Ushqimet që ndihmojnë trupin të heqin yndyrën e tepërt janë :
•    Frutat dhe perimet, në një sasi prej të paktën pesë porcionesh në ditë
•    oriz kaf
•    Tërshëra
•    Bishtajoret
•    Peshku i pasur me omega-3
•    Kos me pak yndyrë
•    Vaj ulliri

Marrja e ushqimeve të mësipërme në kombinim me proteinat, si mishi i bardhë apo qiqrat , na japin ndjesinë e ngopjes shumë më shpejt sesa konsumimi i  ushqimeve  të përpunuara me përmbajtje të lartë yndyre. Kështu, ne ngopemi më shpejt dhe e vëmë metabolizmin tonë në lëvizje.

Ndërsa rritemi, dhjami i barkut është gjithnjë e më i vështirë për t'u eliminuar nga trupi ynë, megjithatë një dietë e ekuilibruar që përfshin, ushqimet e mësipërme , bukën  integrale sigurisht edhe stërvitje do të reduktonte për organizmin tonë marrjen e sheqerit dhe të kripës.

Burimi: Marie Claire

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura