Ja dieta ushqimore që këshillon nutricionistja Albana Daka për diabetikët

Për pacientët me diabet, ushqimi luan një rol shumë të rëndësishëm në mirëfunksionimin e organizmit. E ftuar në studion e emisionit "Rreze Dielli"Report Tv, nutricionistja Albana Daka tregoi të gjitha grupet e ushqimeve që duhen konsumuar nga personat e diagnostikuar me diabet, si dhe ato që duhen evituar. Sipas saj një dietë e shëndetshme duhet të përmbajë shumë fibra të cilat ndihmojnë që sheqeri në gjak të përdoret më mirë nga organizmi.

Nga nivelet e sheqerit në gjak, apo të hemoglobinës së glukozuar ne orientojmë edhe regjimin ushqimor. Pra kur ne jemi në vlerat e një diabeti të moderuar dhe që është diabet terapeutik , me tableta dhe jo me insulinë, atëherë edhe dieta ushqimore është e shëndetshme. Zakonisht preferojmë që të kemi drithëra të plota si orizi integral. Duhet që ushqimet të kenë fibra, sepse fibrat ndihmojnë që sheqeri në gjak të përdoret më mirë nga organizmi. Tek frutat dhe perimet do të ndalemi edhe tek ajo që e quajmë indeksi glicemik dhe do të përzgjedhim ato që kanë indeks më të ulët. Perimet që përdoren kryesisht janë patëllxhanët, specat, brokoli, lulelakra. Edhe të gjitha bishtajoret janë zgjedhja e parë për personat diabetikë. Natyrisht që përdoren edhe yndyrnat shtazore si ato të mishit të pulës pa yndyrë, peshku, por jo mishi i kuq. Mishi i kuq mund të konsumohet vetëm në sasi të moderuar, jo më shumë se 1 herë në javë. Nga frutat pëdoren kryesisht frutat e pyllit, mollët jeshile, dardhët. Një pacienti diabetik nuk i rekomandohet të rrijë më shumë se 5 orë pa ngrënë, pasi mund të ndoshin edhe ato që quhen episode glicemie ( rënie të menjëhershme të sheqerit). Duhet treguar kujdes edhe me nivelin e yndyrnave sepse ato kanë tendencë që nga yndyrna të kthehen në sheqer.  

Albana Daka, nutricioniste

Përgjatë bisedës në studio nutricionistja Daka u shpreh se ato që duhen eleminuar në mënyrë kategorike janë ushqimet që përmbajnë shumë yndyrna

Ushqimet që duhen eleminuar totalisht janë të gjitha yndyrnat e saturuara si mishi i kuq me yndyrë, gjalpi, margarina. Duhet të evitohen ushqimet e përpunuara, apo ushqimet e shpejta. Pra në mënyrë fikse të gjitha ushqimet e paketuara dhe të procesuara, sepse përveç nivelit të yndyrës dhe sheqerit, të gjithë konservantët ndikojnë në uljen akoma më shumë të imunitetit të këtyre pacientëve.

Albana Daka, nutricioniste

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja