Të luftosh stresin mund të duket mjaft e vështirë megjithatë sipas disa studimeve ekzistojnë disa mënyra të thjeshta të cilat ndikojnë në uljen e tij.
 
1.Të lash duart me ujë të ngrohtë

Pas një ditë të gjatë pune dhe ku mund të kemi renditur të gjitha shqetësimet dhe problemet tona duket se larja e duarve me ujë të ngrohtë ndikon mjaft për të ulur nivelin e stresit.
 
2. Të këndosh një këngë

Ndonëse duket sikur nuk ka ndikim të këndosh një këngë me veten sipas shkenctarëve ka mjaft efekte pozitive mbi presionin e gjakut dhe diçka e tillë ndikon në uljen e stresit.
 
 3.Të bësh fytyra qesharake

Duket se efekti  masazhues që I shkakton muskujve të fytyrës të bërit të fytyrave qesharake është një element mjaft I vlefshëm pikërisht për të patur ndikim në nivelin e stresit. 
 
4.Të bësh shkarravina
 
Kjo është një tjetër metodë mjaft interesante për të çliruar stresin dhe gjithashtu fantazinë në vizatime të ndryshme. Për këtë arsye është e këshillueshme mbajtja e një blloku dhe një stilolapsi gjithmonë me vete.
 
5.Të konsumosh një sallatë
 
Konsumimi i perimeve është gjithnjë i këshillueshëm dhe në shumicën e rasteve stresi shkakton uri. Kështu një pjatë sallate do të ishte një mundësi e mirë për të ulur disi urinë por edhe nivelin e stresit. 

6.Përqafimi
 
Dhënia dhe marrja e afeksionit nga njerëzit e afërt është gjithnjë mjaft I rëndëishëm për njerëzit. Një përqafim në një çast stresi do të ishte idealja për të përmirësuar situatën.

stresi

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)