Prokuroria e Përgjithshme ka depozituar në KQZ kërkesat për heqjen e mandateve për dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica.Organi i Akuzës pretendon se dy deputetët janë arrestuar në Itali për vepra penale, por kanë përdorur identitete të tjera, ndërsa janë zbuluar nga shenjat e gishtave.

 

 

 

Nëse KQZ do të vendoste pro kërkesës për heqjen e mandatit të Aqif Rakipit, në qarkun e Elbasanit nga lista e PDIU do të hynte Florenca Halili në Kuvend. Ndërsa në qarkun e Beratit nga lista e LSI në vendin e Gledion Rehovicën do të hynte Silva Caka, e cila ka qenë në Kuvend legjislaturën e kaluar.

 

dy.b/shqiptarja.com