Reçipetat kanë të qëndisura 6,500 gurë të çmuar, në total 1,364 karatë, të gjitha të vendosura në flori 18-karatësh. Mbathjet janë krijuar nga 126 diamante dhe 400 gurë të tjerë të çmuar, ndërsa ne ngushëllojmë veten me mbathjet e rehatshme të pambukut...
Victoria's Secret këtë vit do të sjellë një super-festë në skenë, me krijime të papara ndonjëherë dhe modele që ecin për herë të parë në pasarelën e saj. Kendall Jenner dhe Gigi Hadid janë dy emrat e rinj që do të sfilojnë për 'Victoria's Secret' këtë sezon, duke tërhequr të gjithë vëmendjen drejt kësaj marke.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)