Ja foto e takimit
Thaçi-Nikoliç në Vatikan

Ja foto e takimit <br />Thaçi-Nikoliç në Vatikan
Gazeta Express ka siguruar një foto të momentit kur Kryeministri Hashim Thaçi dhe Presidenti serb Tomislav Nikolic ia shtrënguan dorën njëri-tjetrit, të martën në margjina të ceremonisë së inaugurimit të Papës së ri, Françeskut.

Takimi thuhet se ka zgjatur shumë pak dhe ai më shumë ka qenë simbolik - diçka që kishte ndodhur verën e kaluar në Dubrovnik, kur Thaçi kishte takuar ish-Presidentin serb, Boris Tadic.

Sipas gjitha gjasave, takimi është aranzhuar nga diplomacia amerikane.

Siç dihet, Thaçi dhe Nikolic të hënën mbrëma ndarazi takuan Zëvendëspresidentin e SHBA’së, Joe Biden, i cili i inkurajoi dy liderët që të arrijnë marrëveshje për çështjet e mbetura në tavolinën e dialogut që po ndërmjetësohet nga Baronesha Catherine Ashton.

Por një zyrtar i afërt me Kryeministrin ka thënë se ka qenë pikërisht Nikolic ai që i është afruar Thaçit, duke mohuar se takimi ishte i aranzhuar.

“Kryeministri Thaçi ka qenë duke biseduar me Kancelarin austriak, kur pranë tij ka shkuar Presidenti serb dhe ia ka zgjatur dorën”, ka thënë zyrtari i afërt me Kryeministrin e Kosovës, në kushte anonimiteti.

Edhe në foto duket Kancelari austriak, Werner Faymann (i treti nga e ana e djathtë).

*Marrë nga Gazeta Express

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset