TIRANE - Dy gabime të bëra në dokumentin e Interpol-it kanë shpëtuar deputetin Mark Frroku nga arrestimi sa herë që ka kaluar kufirin jashtë Shqipërisë.
Në urdhër arrestin ndërkombëtar të cilin A1 Report zbulon se është shpërndarë në sistemin ndërkombetarë në 8 Janar të vitit 2015, mbiemri i deputetit është shkruar gabim, nga Frroku është bërë Ffroku (pra dy "F" ne vend të "Rr").
Siç e shihni në këtë dokument ekskluziv të siguruar nga A1Report mbiemri është shënuar FFROKU dhe emri MARK me datëlidnje 06 tetor 1972.

(Dokumenti i Interpolit, ku mbiemri është shënuar gabim me dy FF dhe vendlindja është gabim)

(Dokumenti i Gjykatës, vendlindja e Mark Frrokut është Puka)
Një tjetër e dhënë shënuar gabim është dhe vendlindja e deputetit, Gjakovë. Me këto të dhëna ky shtetas kërkohet nga autoritetet e brukselit me histori kriminale të plagosjes që ka shkaktuar vdekjen dhe vrasje.
Por nga dokumenti original i gjykatës së tiranës Mark Frroku ka të njëjtën ditëlindje 6 tetor 1972 por vendlindjen e ka Pukë dhe jo gjakovë.
Këto gabime nga Interpol-i shpjegojnë edhe faktin se përse deputeti Mark Frroku nuk është arrestuar gjatë kohës që ka lëvizur në vendet e zonës Shengen edhe pas datës kur ishte leshuar urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij.
Në fakt çdo herë që bëhet kontrolli i policisë nëpër pika kufitare të shteteve të ndryshme, verifikimet në sistemin e të kërkuarve bëhen duke kërkuar në kompjuter emrin që është në pasaportë: Nese ne rregjistrimin e Interpol nuk do te kishte gabime, me këtë urdhër arresti ndërkombëtar Frroku do të mund të arrestohej në çdo vend të Evropës dhe SHBA-së. Keto dy gabime nga autoritetet belge shmangen identifikimin e Frrokut jashte vendit.
Burime për A1 Report: Urdhër arresti ndërkombëtar në 8 Janar 2015
Nga data 8 janar i vitit 2015 është firmosur nga Interpol urdhër arresti ndërkombëtar për deputetin shqiptar Mark Frroku. Ky fakt bëhet i ditur nga burime nga Interpoli ndërkombëtar për A1 Report, të cilat saktësuan se është pikërisht kjo datë kur autoritetet belge kanë kërkuar arrestimin e Frrokut në lidhje me akuzat e ngritura nga drejtësia atje, se është përfshirë në vrasjen e shqiptarit Aleksandër Kurti në vitin 1999.
Avokati: Frroku lëvizi deri më 22 shkurt jashtë Shqipërisë, s’u arrestua
Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, avokati Saimir Vishaj tha se Mark Frroku ka lëvizur në vendet e zonës Shengen deri më 22 shkurt të këtij viti. Sipas tij, kjo është e vërtetueshme edhe nga vulat në pasaportën e deputetit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO