TIRANE - Ndërsa në Komisionin e Ligjeve raportonte ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, për 3 pr/ ligje për Forcat e Armatosura, jashtë sallës së Komisionit të Ligjeve dy deputetë, Strazimiri i Partisë Demokratike dhe Qefalia i Partisë Socialiste janë konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin në derën e tualetit të kryesisë së Kuvendit.
Shkak për këtë përplasje fizike është bërë ironia e deputetit demokrat Gent Srazimiri teksa më herët raportonte ministri i Drejtësisë Nasip Naço për funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në seancë të thirrur nga deputeti Armando Subashi.
Strazimiri duke iu drejtuar me pyetje ironike minsitrit Naco, ka përmendur ndër të tjera edhe ermin e deputetit Qefalia.
Gent Strazimi: Zakonisht në të tilla raste, kur komisioni i Ligjeve ngarkon Armandon të thërrasë dikë për punë problematike, historia konkludon që caktohet Xhemali me Pirron të venë të bëjnë një inspektim atje , pastaj bëhet një peticion nga masat që të shkarkohet, dhe është shkarkuar, rasti i Zana Xhukës. E shikoni si zgjidhje këtë që të shkojë në KLD Xhemali me Pirron të bëjnë një inspektim pastaj të vijë një flet rrufe nga populli dhe të shkarkohët KLD-ja. është kjo një nga mundësit apo jo?!
Fatmir Xhafaj-Kryetar i Komisionit të Ligejve: Bëni pyetje më serioze zoti Strazimiri.
Gent Strazimiri: Pytja është kjo, serioz nuk jeni ju. Përpjekje për të vendosur nëseriozitet këtë mbledhje po bëj.
Fatmir Xhafaj: Si ajo kërkesa që keni sjellë ju për grup kontrolli punëtor të Ministria e Brendshme për gjobat silleni, silleni se do shqyrtojmë këtu.
Gent Strazimiri: Grup kontrolli nuk bëjmë dot se e keni ju për rrace, ne jemi e kundërta.
Fatmir Xhafaj: E keni sjell, e keni aty. Për sa i përket rracave zoti Strazimiri, rracat mbahen me shumë gjëra dhe nga e para varen nga morali.
Por deputeti socialist Xhemal Qefalia, i cili ishte shkëputur për pak momente nga mbledhja, është njoftuar me telefon që deputeti Strazimiri e ironizoi në komisionin e Ligjeve. Mësohet se Qefalia në ato moment ka qenë në tualet, dhe vetëm pak momente më pas në derën e tualetit të kryesisë është gjendur edhe deputeti Strazimiri.
Qefalia e kap për faqe Strazimirin duke i thënë: Të kam thënë o çun mos ma përmend më emrin.
Pas këtij momenti duket se ka nisur dhe përplasja fizike mes tyre. Strazimiri i është përgjigjur me shuplakë Qefalisë, ndërsa ky i fundit ja ka kthyer me grusht.
Për të shuar sherrin, por që në fakt e ka ndezur më keq, deputeti socialist Armando Prenga ka përfunduar duke rrahur me rripin e tij të pantallonave Strazimirin, të cilin mësohet se e ka shtrirë në tokë.
Ka qenë kryetari i grupit socialist, Gramoz Ruçi ai që ka ndarë palët dhe ka marrë në “mbrojtje” deputetin demokrat Gent Strazimiri. Për disa momente ky i fundit ka ndenjur në zyrën e Ruçit ku mësohet se kreu i grupit të PS i ka thënë të ikë dhe të qetësohet.
Ndërsa deputeti demokrat Kastriot Islami mësohet të jetë shprehur duke bërtitur në koridorin e Kryesisë së Kuvendit: I ka çuar Rama për ta rrahur!
Ndërsa të gjithë deputetët e mazhorancës janë rikthyer bashkë me deputetin Fatmir Mediu, në Komisionin e Ligjeve për të ndjekur raportimin e minstres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, operatori i A1 REPORT Klod Bathorja ka filmuar xhaketën e deputetit socialist Prenga e cila ishte grisur në krahun e majtë dhe rripi i pantallonave i fokusuar në xhepin e tij.

(Në foto: Rripi i pantallonave në xhepin e deputetit socialist Armand Prenga) Foto të tjera
Deputetët e opozitës pas sherrit janë larguar nga komisioni, i cili vazhdoi më tej miratimin e projektligjeve.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com