Ja harta e 143 pikave të
rrezikshme në rrugët tona

Viti 2014, në paketën e Sigurisë Rrugore është propozuar që të trajtohen 10 njolla të zeza, duke ulur kështu mundësinë e aksidenteve aty. 
Ja harta e 143 pikave të rrezikshme në rrugët tona
 
Akset më problematike në vend, Shkodër dhe Lezhë
 
Në rrugët e Republikës së Shqipërisë, ekzistojnë 143 zona ose siç njihen në gjuhën teknike, njolla të zeza. Këto cilësohen si të tilla, për faktin se mundësia për të pësuar aksident fatal në këto zona është  e lartë. Nga këto 143 pika të zeza, 109 prej tyre janë në rrugët që administrohen nga Autoriteti Rrugor i Shqipërisë (ARrSh). Ministria e Transportit ka propozuar strategjinë e masave për trajtimin e tyre.

Njollat e zeza
Përcaktimi i një njolle të zezë, sipas ekspertëve, varet nga 3 karakteristika, të cilat janë shpeshtësia e aksidenteve, afërsia e tyre dhe serioziteti i pasojave. Një zonë e rrugës, emërtohet si një pikë e zezë nëse brenda një distance prej 300 m deri në 500 m, kanë ndodhur 2 aksidente me pasoja fatale, në një hark kohor nga 6 muaj deri në një vit. Rrugët kombëtare me më shumë njolla të zeza, janë në qarqet e Shkodrës dhe të Lezhës. Një tjetër aks rrugor me një numër jo të vogël njollash të zeza, është edhe aksi rrugor Tiranë – Vorë – Durrës. Gjithashtu dy akse të tjera problematikë përsa i përket aksidenteve të shpeshta me pasoja fatale, janë akset Elbasan – Librazhd si edhe rruga në rrethin e Devollit drejt Kakavijës.
 
Trajtimi
Nga këto 105 njolla të zeza, ARrSh-ja, do të ndërhyjë për përmirësimin e 10 njollave të zeza, për të cilat ekzistojnë projektet. Afati për përfundimin e trajtimit të këtyre pikave, parashikohet të jetë muaji shtator i këtij viti. Ndërkaq, pritet që një muaj më vonë, në tetor, ARrSh-ja të ketë ndërmarrë projektimin dhe vlerësimin e mundësisë për ndërhyrje në 14 pika të zeza të tjera në akset kombëtare. Në tërësi, për vitin 2014, në vëmendje të organeve të Transportit do të jetë përgatitja e projekteve dhe preventivave për pikat e mbetura të zeza në akset kombëtare, sipas Raportit të Sigurisë Rrugore 2013.  Në rrugët të cilat nuk administrohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka gjithsej 38 njolla të zeza. Sipas paketës së masave të Sigurisë Rrugore, njësitë e qeverisjes vendore duhet të planifikojnë, projektojnë dhe ndërhyjnë në njollat e zeza që administrohen nga to, në bazë të kritereve të përcaktuara nga organet e Transportit, para muajit dhjetor të këtij viti.

Aksidentet
Arsyet kryesore të rritjes së numrit të aksidenteve, sipas analizës së organeve të Transportit,  janë: 1. Rritja e fluksit të lëvizjes së mjeteve në akset kryesore; 2. Rritja e shpejtësisë së lëvizjes mbi normat e lejuara; 3. Mos zbatimi i rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e tjerë të  rrugës. Si rrjedhojë, pak më shumë kujdes dhe kulturë në përdorimin e rrugës e cila nuk kushton gjë, mund të ulë ndjeshëm numrin e aksidenteve.


harta e rrugeve
harta e rrugeve



lista e njollave te zeza
(Faksimile: Lista e njollave të zeza dhe zonave të aksidenteve të rrugëve të administruara nga njësitë vendore)




(Shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com 5 mars 2014)
Redaksia online 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)

Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)