JA HARTA/ E lirë vetëm Unaza e Madhe dhe Rruga e Elbasanit, hermetizohet Tirana më 25 maj

JA HARTA/ E lirë vetëm Unaza e Madhe dhe Rruga e Elbasanit, hermetizohet Tirana më 25 maj

Harta dhe stadiumi 'Air Albania'

Tiranë ‘e hermetizuar’ më 25 maj. Të gjitha rrugët do të jenë të bllokuara në kryeqytet. Sipas hartës së siguruar nga gazetari i Report Tv Arsen Rusta rrugët ku do të lejohet lëvizja është vetëm Unaza e Madhe dhe Rruga e Elbasanit.

Për herë të parë në historinë e tij, kryeqyteti shqiptar do të presë një finale evropiane futbolli dhe Bashkia e Tiranës është përgatitur me të gjitha detajet që kërkon në ngjarje e tillë.

Në prag të ndeshjes Roma-Feyenoord më 25 maj, kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë disa ditë më parë disa porosi të fundit për grupin koordinues, që po merret me organizimin, si dhe disa këshilla për qytetarët e Tiranës, duke qenë se ajo ditë do të jetë pa makina.

Qyteti po bëhet gati për të pritur tifozët që nuk do të bileta dhe do ta shohin ndeshjen jashtë stadiumit. Amfiteatri Veror i Liqenit dhe pedonalja “Murat Toptani” do të kthehen në Fan Zone për tifozët e Romës dhe Feyenoord, ndërsa sheshi “Skënderbej” do të presë tifozë neutralë, në mënyrë që edhe ata që nuk kanë bileta, ta shijojnë ndeshjen me po të njëjtën atmosferë si në stadium.

Pas Veliajt, Policia e Shtetit njoftoi për masat në finalen e Conference League në 25 maj. Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano u kërkoi qytetarëve të shmangin ardhjen në kryeqytet të mërkurën, por megjithatë gjithë eventin e konsideron si festë. I pyetur nëse janë marrë masa për tifozët e Feyenoordit, të cilët njihen për trazira, kreu i Policisë së Shtetit tha janë marrë masat për ndarjen që në ardhje të dy tifozerive.

Në një dalje pwr mediat, Policia e Shtetit bëri me dije të gjitha rrugët që do të bllokohen. 

Ndeshja e vlefshme për Conference League do luhet në Tiranë në stadiumin ‘Air Albania’ me datë 25 maj. Nga 20 mijë bileta që janë gjithsej UEFA ka njoftuar se janë shitur 16.500 bileta nga të cilat 8 mijë në total për Romën dhe Feyenord, 4 mijë për secilën. Për rrjedhojë për publikun e thjeshtë në të gjithë botën u vunë dispozicion 8500 bileta u blenë nëpërmjet faqes së UEFA-s në një kohë rekord.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetar: 23/05/2022 17:28

    Te patten me 25 Lini pushim edhe gjobat e makinave

    Përgjigju
  • Zen: 23/05/2022 16:34

    Keshtu ndodh kur stadiumet ne vend te ndertohen jashte kryeqytetit si ne te gjithe boten ndertohen perballe presidences se Republikes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës