Filloi të rrintë gjithnjë e më shumë brenda mureve të shtëpisë e pa lëvizur. Mban mend që vetëm një palë këpucë gjatë gjithë jetës së tij i kanë ndenjur fiks.
Vovovinskiy i është nënshtruar 16 operacioneve plastike në këmbë për shkak të madhësisë së tij super gjigande, së fundmi numër 59.
Ai pohon se asjëherë nuk ka bërë dot një shëtitje me qenin e tij për shkak të këpucëve që asnjëherë nuk i rrinin fiks.
Firma sportive Reebok ka prodhuar tre palë atlete me numër 59 me emrin e tij Igor në gomën e atleteve dhe ia ka dhuruar . Prodhuesve iu është dashur 5 muaj kohë për t’i prodhuar atletet.
Ai raporton për Post-Bulletin se është shumë i emocionuar dhe pyetjes se kujt do t’ia tregosh të parit atletet e reja, ai iu përgjigj, - “Mamit”
Në foto Igor me këpucët e tij gjigande dhe gazetarja Holly Wagner duke marrë në intervistë.
(ad.ti/shqiptarja.com)