TIRANË - Menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ku farmacisë së babait të ministrit Tahiri iu vendos një sasi eksplozivi, vëmendja është përqendruar në kamerat e sigurisë sidomos në njërën prej tyre.
Kamera e një Fast Food-i fare pranë farmacisë ka qenë e drejtuar në vendin ku ka ndodhur shpërthimi në farmacinë e babait të ministrit Tahiri, që shënoi vetëm dëme materiale. Ndërsa kamera tjetër ka qenë brenda farmacisë, e drejtuar në vendin ku u krijua vrima pas shpërthimit në farmaci, në pjesën e jashtme të kondicionerit.
I pyetur nga A1Report, pronari i biznesit Fast Food ka deklaruar: “Nuk e di nëse kamera ka qenë funksionale në momentin e shpërthimit pasi filmimet më janë sekuestruar menjëherë nga policia”.
Një kamer e tretë ka qenë e drejtuar nga hyrja për në pediatrinë e QSUT dhe e në trotuarin përballë farmacisë.
Nëse këto kamera kanë qenë funksionale në momentin e shpërthimit mund të kenë filmuar dhe personin që mund te kenë vendosur sasinë e eksplozivit në kondicionerin e farmacisë.
Policia dhe grupi hetimor ka sekuestruar të gjitha pamjet filmike të bizneseve që ndodheshin pranë farmacisë ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(Në foto: Dy kamerat e sigurisë të drejtuara nga vendi ku ndodhi shpërthimi, kamera e parë e Fast Food-it pranë farmacisë ndërsa kamera poshtë brenda farmacisë së babait të Tahirit)

(FOTO: Në rreth të kuq, kamera e sigurisë së biznesit pranë farmacisë që mund të ketë filmuar ngjarjen)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO