Ja kandidatët e PS-LSI-PD për
Këshill Bashkiak, kryesojnë gratë

Ja kandidatët e PS-LSI-PD për<br />Këshill Bashkiak, kryesojnë gratë
TIRANE - Partitë politike kanë dorëzuar në limitet kohore listat me emrat e kandidatëve për Këshillat Bashkiak. Afati i parashikuar për në orën 18:00 një ditë më parë u shty në orën 24:00 ndërsa partitë politike e kanë shfrytëzuar këtë kohë deri ne minutat e fundit. Në orët e pasdites ishte PS që dorëzoi listën e kandidatëve për anëtarë të këshillave bashkiake ndërsa më vonë i dorëzuan në KQZ listat e tyre PD, LSI dhe partitë e tjera politike.
 
Në këshillin bashkiak të Tiranës për Partinë Socialiste lista kryesohet nga Klodeta Dibra, për Partinë Demokratike kjo listë kryesohet nga Reila Bozdo ndërsa për LSI-në është Erisa Xhixho. Me sa duket tre forcat politike kanë përdorur një taktikë të veçantë duke lënë tre gra në krye të listës së kandidatëve për këshillin bashkiak. 

Në listën e kandidatëve për këshillin bashkiak të Tiranës për Partinë Demokratike vihet re një numër i madh i të rinjve që u zgjodhën nga Partia Demokratike në pozicione politike të koordinatorëve si Reila Bozdo dhe Zana Guxhollin, Fabian Topollaj, Kreuza Leka, Leonard Olli por nuk mungojnë edhe më të vjetrit si Njazi Kosovrasti, Tahsim Mema apo edhe aleatët e PD si nënkryetari i PR-së Alfred Deshati, kryetari i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi. Në listën e kandidatëve të LSI që kryesohet nga Erisa Xhixho vihet re një numër i madh i të rinjve të LRI-së. Por nuk mungojnë edhe persona me peshe në LSI si profesor Shezai Rrokaj.
 
Ndërkaq një ditë më parë u zbardh lista e kandidatëve të PS këshillin bashkiak të Tiranës, listë në të cilën vihen re emra të njohur si Klodeta Dibra, Aldrin Dalipi, Luan Bregasi, Elona Gjebrea, Eridian Salianji, Elisa Spiropali, Orion Glozheni, Blerina Doracaj, Florian Pullazi, Adriana Berberie e të tjerë. 

Këshilli Bashkiak zgjidhet për një periudhë 4-vjeçare. Mandati i këshilltarit është i vlefshëm nga koha që këshilltarët bëjnë betimin dhe e nënshkruajnë atë, deri në konstituimin e këshillit pasardhës.

Lista e kandidateve te LSI-se kryesohet nga Erisa Xhixho
Erisa Xhixho kryeson listën e 61 kandidatëve për këshilltarë nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim në këshillin bashkiak të kryeqytetit

Kjo forcë politike publikoi këtë të hënë listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës ku bie në sy fakti se 10 nga 15 emrat e parë në listë janë anëtarë të Lëvizjes Rinore për Integrim, të cilët përbëjnë dhe 60% të totalit të kandidatëve.

Gjithashtu, pjesë e kësaj liste është Profesor Shezai Rrokaj Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, i dyti në listë pas kryetares së Këshillit Kombëtar Drejtues të LSI-së, Xhixho.
 
Po ashtu, kandidatë për këshillin janë edhe koordinatorja e LRI0së Erjona Bixha, kryetari i Lëvizjes Rinote për Integrim Endrit Braimllari, Ardit Çela, i cili mbajti për pak muaj edhe postin e kreut të Postës shqiptare, e të tjerë.

PDF- Ja lista e plotë këshilltarëve të LSI-së

Lista e PD-se kryesohet nga Reila Bozdo, kandidate edhe Nertila Qafzezi
Partia Demokratike publikoi këtë të hënë listën e 61 kandidatëve për këshilltarë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.  Reila Bozdo dhe Njazi Kosovrasti kryesojnë listën, duke vijuar më tej me Zana Guxhollin, Fabian Topollajn, Kreuza Leka, Tahsim Mema e të tjerë.
lista pd
lista pd

Ajo që bie në sy në listën e këshilltarëve demokrat për bashkinë më të madhe në vend është emri i Nertila Qafzezit, edhe pse radhitet e 57-a në listën me 61 kandidatë. Qafzezi ishte kryesuesja e grevës së ish-nëpunësve në administratë në çadrat e ngritura para kryeministrisë. Në atë kohë, edhe pse u mbështet nga opozita, asnjëherë nuk u pranua se greva ishte politike. 

A1 Report zbardh listën e PS-së, rikthehet në politikë Spiropali
Ndërkohë, televizioni A1 Report zbardhi mbrëmjen e së hënës listën e partisë Socialiste me 61 emrat për Këshillin Bashkiak.
 
Lista kryesohet nga Klodeta Dibra, Aldrin Dalipi, Blerina Doracaj, Luan Bregasi, Elona Gjebrea, Eridian Salianji, Elisa Spiropali, Orion Glozheni, Aida Llazani, Florian Pullazi,  Adriana Berberi, Blendi Nallbani dhe Joleza Koka.
 
Partia Socialiste garon në zgjedhjet e 21 qershorit për Bashkinë e Tiranës me ish-ministrin e Mirëqenies Socaile dhe Rinisë Erion Veliaj. Ky i fundit ka përballë nga Partia Demokratike mjekun gjinekolog Halim Kosova. Gjithashtu për Bashkinë e Tiranës garojnë edhe Gjergj Bojaxhiu, Sazan Guri dhe Arben Tafaj. 

Kandidatet e Partise Socialiste

1-Klodeta Dibra
2-Aldrin Dalipi
3-Blerina Doracaj
4-Luan Bregasi
5-Elona Gjebrea
6-Eridjan Salianji
7-Elisa Spiropali
8-Orion Glozheni,
9-Aida Llazani
10-Florian Pullazi
11-Klotilda Ferhati
12-Fatmir Heti
13-Dorina Hena
14-Ylli Cano
15-Adelina Albrahimi
16-Genc Duka
17-Eugerta Teqa
18-Ramazan Buci
19-Alketa Hila.
20-Aqif Qefalia
21-Kozeta Fino
22-Auron Gjani
23-Adriana Berberi
24-Rasim Hidri
25-Luiza Grazdani
26-Abdyl Saraj
27-Joleza Koka
28-Enis hoxha
29-Eni Pëllumbi
30-Maldi Xhelili
31-Liri Jani
32-Laert Duraj
33-Gerta Pellumbi
34-Blendi Nallbani
35-Laureta Sinanaj
36-Armand Shehu
37-Vilma Myftari
38-Entel Agolli
39-Violeta Sinoimeri
40-Klodian Murta
41-Mimoza Agalliu
42-Aziz tahiri
43-Ariela Malaj
44-Keidi Ahmetaj
45-Nimeta Saraçi
46-Besnik Ferra
47-Rozeta Muharremi
48-Bledar Domi
49-Luiza Simo
50-Demir Osmani
51-Olsa Toqi
52-Agron Xhedia
53-Luljeta Frashëri
54-Florian Kazai
55-Enkela Ymeri
56-Jeton Selimi
57-Ela Goxhaj
58-Blerta Goxha
59-Sofija Prangoni
60-Lorin Ymeri
61-Matilda Idrizaj

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlora nën ‘pushtetin’ e zjarreve! Shefi i Zjarrfikësve jep alarmin: S’kemi makina për të shuar flakët!

Vlora nën ‘pushtetin’ e zjarreve! Shefi i Zjarrfikësve jep alarmin: S’kemi makina për të shuar flakët!