Saimir Tahiri u kthye sot në Kuvend pas një mungese të gjatë.

Ish-ministri socialist, që ishte etiketuar si shembull suksesi nga Edi Rama, por që tani po hetohet për rolin e tij të mundshëm në trafikun e drogës me bandën e Habilajve, u rikthye në një moment kur mungesa e tij e tejzgjatur mund t’ia rrezikonte edhe mandatin, nëse e kalonte limitin e gjashtë muajve.

Në sallë Tahiri u prit nga disa kolegë socialistë, ndër të cilët edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe deputetja Mimi Kodheli.

Por më e përmalluara nga të gjithë duket se ka qenë ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

Kjo e fundit ka hapur krahët dhe e ka përqafuar fort Tahirin.