Për vetë faktin e rëndësisë së kësaj ndeshjeje nga incidenti i një viti më parë në Beograd përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk ka mbetur jashtë syrit të mediave ndërkombëtare. Të pranishme në stadium apo jo mediat kanë komentuar humbjen e Shqipërisë ndaj fqinjëve të saj. Disa prej protagonistëve të ndikuara drejtëpërdrejtë nga rezultati janë shprehur në interes të tyre, të tjerat kanë qënë objektive në gjykime.

E përditshmja daneze Extrabladet  por jo e vetmja shkruan “Po ,Serbia ndihmon Danimarkën" në eliminatore kjo pasi nëse Shqipëria humbet kundrejt Armenisë pas humbjes së 8 tetorit në Elbasan Arena atëherë kualifikohet automatikisht Danimarka.
 
Edhe mediat italiane i kanë kushtuar jo pak interes sfidës edhe nga fakti se trajneri i kombëtares kuq e zi është me origjinë italiane.
 
“La Gazzetta dello Sport publikon: “Shqipëri­-Serbi 0­2, De Biasi i detyruar të fitojë me Armeninë”,
 
“Sportmediaset” shkruan: “Në “Elbasan Arena”, Serbia mund Shqipërinë e Gianni De Biasit, në ndeshjen më të pritur të mbrëmjes, ajo që krijoi më shumë tensione pas ngjarjeve në Beograd.

Në një stadium të blinduar, miqtë arritët të gjejnë golat vendimtarë në kohën shtesë me Kolarov dhe Ljajic. Shqipëria gjithsesi ka ende mundësi të kulifikohet direkt dhe i duhet të fitojë ndaj Armenisë, ndërsa Danimarka që për momentin ka pikë më shumë, e mbylli fazën e kualifikueseve”- shkruajnë italianet
 
E përditshmja spanjolle AS publikon artikullin: “Serbia i komplikon jetën Shqipërisë”, që tani do t’i duhet të fitojë ndaj Armenisë për t’u kualifikuar në fazën finale të Euro 2016. Ndërsa “El Mundo Deportivo”, përveç rezultatit, vë në dukje edhe normalitetin me të cilin u zhvillua kjo ndeshje. “Serbia hakmerret ndaj Shqipërisë duke fituar 2­0.
 
Gjithsesi ajo cka vlerësohet në rreshtat e mediave të huaja për ndeshjen me Serbinë është  mënyra paqësore më të cilën u organiza ndeshja dhe masat e rrepta për krijuar sigurinë që nuk mungoi në stadium.
 
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)