Ja ku kërkoi strehim politik Gafurr Mazreku pasi shtiu mbi Azemin

Ja ku kërkoi strehim politik Gafurr Mazreku pasi shtiu mbi Azemin

Gafurr Mazreku kur u përplas me Azem Hajdarin në Kuvend në 1997

Në atë kohë drejtoja Radio Koha, e cila ishte e para radio që i kushtohej lajmit, ndërsa ndodhte. Ishte viti 1998 dhe më shumë se e ndiqnim ne lajmin, ishte ai që na gjëmonte neve. Azemi padyshim ishte një njeri që në atë vit të mbrapshtë kishte një veprimtari të ethshme. Kur e rrethoi policia në Milot, mbaj mend që kam shkuar në mes të natës me një Mercedes 240 të lodhur, ndërsa gjithë rrugës Alban Dudushi thoshte në radio që Keli po shkon në Milot dhe sapo kaloi Fushë-Krujën. E thonim, sepse pas çdo postblloku që kaloja, policët më këshillonin të kthehesha. Kur e shihnin që nuk dëgjoja nga ai vesh më uronin: “Të rujt Zoti!”. Por, mua më ruante Albani që e njoftonte gjindjen se po kaloja dhe me lajmësin nuk kishin punë. Në ato kohë të turbullta, banditët dëgjonin radio.

Me një fjalë doja të thoja që Azemin e kishim në qendër të lajmit, pasi shpesh ai ishte lajmi. Kështu ndodhi dhe në atë ditë gati të “zakonshme”, kur Azemi nuk ia përtoi Gafurr Mazrekut tek foltorja e Kuvendit. Ky i fundit, meqë u turpërua se hëngri dru, si njeri me kodet e malësorit, e ndau mendjen që vetëm plumbi e lante këtë punë. Ndaj e qëlloi Azemin, kur po dilte nga salla e seancave, tek shkonte në kafenë e parlamentit.

Nisi transmetimi i drejtëpërdrejtë, lajmet për shëndetin e Azemit, intervistat, lidhjet e drejtpërdrejta. Një rritëm i çartun transmetimi, ku lajmi zinte lajmin, thua se e kishin me turravrap dhe nuk e gëzonin durimin për të mbajtur radhë. Shqipëri hesapi!

Sak në këtë tollovi më bie telefoni dhe dëgjoj zërin e Frrok Çupit, i cili në atë kohë ishte drejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Natyrisht që nuk ishin ditë për t’u përshëndetur si bëjmë sot, por më thotë copë:

– Më gjeti belaja, kam në zyrë Gafurr Mazrekun?

– Atë që i gjuajti Azemit?, i them unë.

– Po.

– Po çfarë do?, e pyes gjithë shqetësim, sepse nuk kishte kaluar ora nga atentati.

– Kujton se ATSH-ja është ambasadë dhe më kërkon strehim politik. Më ka marrë për ambasador…

Kjo është historia që di unë për Gafurr Mazrekun dhe një tufë letrash që më niste nga burgu, por ato ia dërgonte edhe shumë gazetarëve të tjerë, ndaj ka plot bëma për të rrëfyer për këtë figurë që u shpall qytetar nderi i Hasit.(Tiranapost)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tonin: 19/06/2018 11:54

    se mos kerkoi strehim te palmat...

    Përgjigju
  • Youngtribune.com: 19/06/2018 10:01

    Ky Azemi e mesoi sec cfare ishte parlamentarizmi nga Gafurri. Kujtonte se ishte trim ne silueten e deputetit nga mbrapa.Atij Gafurrit I lumte dora se burri nuk rrihet me kanun, por vritet.

    Përgjigju
  • Tutu: 18/06/2018 22:28

    Jemjeshter fallsifikator....keshtu e keni fallsifikuar dhe historite me çamet....vaj halli te shkrush per gjera tendodhura para 50 vjetesh... pune çamesh...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja