Ja kush e zbuloi vrasësin e Devi
Kasmit, Meshini mbetet në burg

Ish-agjenti i forcave speciale greke Efthymiou Efthymious është arrestuar si autori i vrasjes së Devi Kasmit në Tiranë pak ditë më parë. Përpos kamerave të sigurisë, dëshmia kryesore që dërgoi në gjurmët e autorëve ka qenë dëshmia e Mario Meshinit.

“Pashë një person më shumë se 1 metër e 80 cm i gjatë. Në kokë kishte një kapuç dhe e mbante të mbledhur deri te balli. Dallova që ishte me mjekërdeklaroi Meshini para grupit hetimor. Pikërisht detaji për mjekrën, që dëshmoi dje Meshini ka qenë ai që ka fundosur autorin duke e zbuluar.

Ndërsa sot Meshini është lënë në burg nga gjykata e Tiranës. Mario Meshini ka mohuar akuzën si bashkëpunëtor në vrasje, ndërsa ka deklaruar se Devi Kasmin e kishte mik.

Të arrestuarit
Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë

Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi

Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë

Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë

Në kërkim
(Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë

d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Çfarë do të ndodhë me trupin tuaj nëse ecni çdo ditë?

Çfarë do të ndodhë me trupin tuaj nëse ecni çdo ditë?