TIRANE-Nuk ishin vetëm ministret Kumbaro e Nikolla dhe disa nga deputetët e shumicës që takuan sot ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në Kuvend, por edhe deputeti i LSI, Lefter Koka.

Ish-ministri i Mjedisit është fotografuar sot gjatë seancës plenare teksa ka shkëmbyer një përshëndetje miqësore me Saimir Tahirin, ndërsa kanë shtrënguar duart duke buzëqeshur.

Koka ishte i vetmi deputet nga opozita që vendosi të takonte Tahirin. Veprimi i Kokës është goditja e dytë që LSI merr nga seanca e sotme plenare, pasi deputeti tjetër Robert Bitri qëndroi në sallë edhe pasi kolegët e tij të opozitës zgjodhën të largohen.

Lefter Koka duke takuar Saimir Tahirin ne Kuvend sot