Ja kush është monstra i Thumanës që abuzoi me fëmijën 6 vjeçar

Ky që shihni në foto quhet Dashamir Toçi, njeriu që abuzoi seksualisht me një fëmijë 6 vjeçar në zonën e Thumanës, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë. Toçi një i dënuar me 1 vit burg për kanosje e armëmbajtje pa lejë, rezulton të jetë në hasmëri me familjen e fëmijës që abuzoi, kjo pasi pak vite më parë ai ka plagosur me armë një burrë nga kjo familje. Toçi ka dalë përpara togave të zeza të gjykatës së Krujës, ku është njohur me masën e sigurisë të arrestit në burg për akuzën e “Kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur”.

I arrestuari Toçi është person me probleme mendore, ku pas arrestimit në polici ka deklaruar se nuk do e bëjë më një veprim të tillë. Ai është mbrojtur duke thënë se marrëdhënia ishte me konsensus, por një version i dhënë nga ai, nuk është besuar nga prokurorja Mirela Kostaqi, e cila ka administruar hetimin e kësaj ngjarje, që tronditi jo vetëm banorët e zonës së Thumanës.

Ngjarja e përdhunimit të fëmijës 6 vjeç nga Dashamir Toçi, ka ndodhur në 28 prill 2018, por kallëzimi rreth asaj që kishte ndodhur është bërë në polici, në datën 29 prill. Ka qënë nëna e fëmijës 6 vjeçar,e cila i është drejtuar policisë së Krujës, duke treguar gjithçka mbi gjëmën që i kishte ndodhur. Nëna ka thënë në kallëzimin e saj se rreth orës 13:00 është ndodhur në banesë së bashku me fëmijët e saj dhe meqënëse fëmija i pare (djali i dhunuar), vuan nga një sëmundje është bërë pak nevrik edhe për tu qetësuar ka kërkuar të dali nga shtëpia  për të lozur me djalin e xhaxhait, për të shkuar tek banesa e tij që ndodhet 100 metra larg. Ndërsa ajo ndodhej në shtëpi pas 15 minutash djalin ia ka sjellë tek shtepia, të cilin po e mbante përpara duarsh komshija.

Ka konstatuar që djali, ishte i bajatur dhe komshija i ka thënë që ta dërgonte në urgjencë, në spital. Në atë moment ajo është tronditur dhe e ka pyetur por ai për momentin nuk i ka treguar. E ka marrë fëmijën në duar pasi kishte këputje trupi, ka ndalur një makinë të rastit dhe e ka dërguar në spitalin e Mamurrasit të cilët e kanë dërguar në spitalin Lezhës dhe më pas në spitalin psikiatrik Tiranë pasi fëmija ishte rënduar psiqikisht, ku këto të fundit e kanë dërguar në spitalin Pediatrik “Nënë Tereza” Tirane.

Nëna i ka thënë policisë se djali i ka treguar emrin “Dashi”, dhe ajo ka kuptuar se po përmendte shtetasin Dashamir Toçi, (per arsye se ketij personi i friksohej sepse para një jave ky i cili njihet me të meta mendore, rreth orës 13:00 e ka parë të marrë përdore femijën e saj të dyte., dy vjeç e gjysëm dhe po largohej nga qëndra Thumanë drejtim xhamisë në distancë 50 metra nga banesa e saj. Në këtë moment ajo i ka marrë fëmijën nga duart dhe vëllaj tij G, që ndodhej në dritaren e lokalit i ka thënë se ku po e dërgon djalin e huaj, lëshoje të shkoj në shtëpi.

Nëna ka treguar në polici se para një viti djali i saj A, i ka treguar se shtetasi Dashamir Toçi e kishte marrë dhe dërguar tek varrezat e fshatit Thumanë dhe i kishte dhënë karamele. Ky person e ka marrë përdore kur A, lozte me fëmijët e tjerë.

Pas marrjes së denoncimit nga ana e policisë së Krujës është pyetur në prani të psigologes, punonjësit social dhe nënës, por fëmija nuk ishte në gjëndje që të intervistohej nga psikologia. Më tej është proceduar me pyetjen e të arrestuarit Dashamir Toçi,ku pyetjes nëse ka kryer mardhënie me fëmijën thote se nuk bën be në lidhje me çfarë ka ndodhur por sqaron se nuk do të kryej asnjëherë tjetër veprime të tilla.

Dashamir Toçi, i dyshuari për abuzimin seksual në Thumanë

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?