Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fushë Krujë, ku një i mitur është përdhunuar. Report Tv mësoi se është dhunuar seksualisht një 6-vjeçar nga komshiu i tij.

Policia raporton se është arrestuar autori i kësaj ngjarjeje kriminale, shtetasi D. T., 34 vjeç, banues në Kodër Thumanë. Nga ana e saj, policia vijon hetimet për rastin e rëndë, ndërsa bën me dije se pritet ekspertiza mjekoligjore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ky rast pedofilie ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa burime të Report Tv nga policia theksuar se 34-vjeçari është me probleme mendore. Ky është rasti i dytë i pedofilisë i denoncuar brenda javës. Vetëm pak ditë më parë, Report Tv publikoi denoncimin e familjarëve të 11-vjeçareje në Qarkun e Vlorës, ku e mitura ishte ngacmuar sekusualisht nga mësuesi i saj.