Nëpër media ka dalë fotografia e parë e murgeshës që lindi djalë javën e kaluar. Murgesha Roxana Rodriguez, 33 vjeç, i vendosi djalit të saj emrin Francis, për nder të Papa Franceskut.

Fotografia e saj u publikua nga e përditshmja italiane Corriere Della Sera, gazetarët e së cilës kryen një hetim rreth faktit se si kishte mbetur shtatzënë.

Sipas murgeshës, as ajo vetë nuk e kishte idenë si kishte ndodhur diçka e tillë. Fiilimisht u transportua për në spital me dhimbje të forta barku, ku dhe më pas mësoi se ishte shtatzënë.

Murgesha kishte mbërritur në Itali verën e kaluar pasi kishte ardhur nga El Salvadori. Sipas hetimit të gazetës italiane, ajo i kishte konfirmuar eprorëve të saj se babai i fëmijës është një burrë nga vendi i saj, El Salvador. Por, nuk kishte treguar identitetin e tij.

Murgeshë Roxana thotë se është shumë e lumtur për këtë dhuratë të Zotit.

Edhe një prift e kishte konfirmuar këtë gjë. "Ajo nuk ka thënë se kush është babai i fëmijës, por është nga vendi i saj El Salvador. Megjithatë unë pres që ata të ribashkohen, por nuk e di se kur do të ndodhë", tha At Benedetto Falcetti.

Kurse, murgeshat e tjera janë zemëruar nga ky veprim i saj. "Ajo që ka bërë nuk është e drejtë. Ajo ka tradhëtuar të gjitha zotimet e saj", tha një murgeshë për gazetën Corriere Della Sera.

murgeshe roxana shtatzene


(v.gj/shqiptarja.com)