Ja kush janë 20 skuadrat më të pasura në futbollin botëro

Ja kush janë 20 skuadrat më të pasura në futbollin botëro
Skuadra kryesuese e Premier League, dhe një nga finalistet e rregullta të Champions në vitet e fundit, Manchester United, pozicionohet nga kompanitë financiare audituese të SHBA, si më e pasura në botë aktualisht. “Red Devils” janë një minierë parash, pavarësisht shpenzimeve në merkato.

Stadiumi “Old Trafford” është plot në çdo ndeshje, dhe abonimet vjetore të ekipit anglez janë gjithmonë më lart se të tjerat. Në vendin e dytë si skuadra më e pasur në botë është Real Madrid, kjo edhe për faktin se përfitimet nga të drejtat televizive, për galaktikët janë një bonus i madh.

Plotëson podiumin një tjetër ekip anglez, Arsenali, për faktin se blen lojtarë me kosto të ulët duke i shitur më pas me çmime stratosferike, ndërsa ka edhe një politikë të rreptë pagash jo shumë të larta me përjashtim të yjeve si Van Persie, apo Arshavin.

20. Borussia Dortmund (260 Milion $)
19. Atletico Madrid (275 Milion $)
18. Olympique de Marseille (277 Milion $)
17. Werder Bremen (279 Milion $)
16. Stuttgart (281 Milion $)
15. Manchester City (291 Milion $)
14. Hamburg (340 Milion $)
13. Lyon (358 Milion $)
12. Schalke 04 (377 Milion $)
11. Tottenham Hotspur (412 Milion $)
10. Inter Milan (441 Milion $)
9. Liverpool (552 Milion $)
8. Juventus (628 Milion $)
7. Chelsea (658 Milion $)
6. AC Milan (838 Milion $)
5. FC Barcelona (975 Milion $)
4. Bayern Munich (1 Miliard 48 Milion $)
3. Arsenal (1 Miliard 192 Milion $)
2. Real Madrid (1 Miliard 541 Milion $)
1. Manchester United (1 Miliard 864 Milion $)
(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta