Sony Xperia Z: Sony Xperia Z të cilin kompania e njohur e prezantoi në panairin “CES” vjen me ekranin me diagonale prej pesë inç me rezolucion 1920x1080 pikselë. Dallohet nga modelet konkurrente sepse është rezistent në ujë dhe është rezistent në pluhur. Sipas informacionet që gjenden në internet, Sony Xperia Z në disa tregje është shitur tërësisht dhe nuk mund ta gjeni asnjë të vetëm.
- HTC One: Disa ekspertë të cilët janë marrë me analizimin e këtij telefoni, besojnë që HTC One mund të bëhet një hit i vërtetë sa i përket shitjes dhe ai do të mund të nxjerr nga problemet e mëdha kompaninë “HTC” me të cilat po ballafaqohet kohët e fundit. Mundëson realizimin e fotografive të shkëlqyeshme, madje edhe në kushte kur ndriçimi është i dobët, madje edhe në kushte kur ndriçimi është i dobët.
Shfrytëzimi i ultrapikselëve ka ndikuar në rezolucionin e kamerës dhe me të mund të realizoni fotografi deri në 4MP, por në “HTC” thonë që nuk është e rëndësishme rezolucioni i fotografisë, por cilësia e tyre e cila është në nivelin më të lartë kur është në pyetje kamera HTC One. - Samsung Galaxy S4: Ky telefon i “Samsung-ut” paraqet evolucion të serisë Galaxy S, dhe përveç harduerit të përmirësuar, sjell edhe inovacione shumë interesante softuerike të cilat përdoruesit do t’ju mundësojë menaxhimin më të lehtë me telefonin, mundësi të reja me rastin e fotografimit, menaxhimin me zë.
Sa i përket harduerit, modeli i ri Galaxy është me siguri telefonin më i fuqishëm në treg me tetë bërthama, përkatësisht me procesorin katërbërthamësh (varësisht nga tregu në të cilin paraqitet) me takt pune 1.9GHz, ka 2GB RAM, deri 64GB memorie e cila me kartelën shtesë mund të zgjerohet në 128GB dhe posedon kamerën prej 13MP.
Nga gjërat e tjera interesante që sjell modeli i ri Samsung Galaxy S4 mund të veçojmë atë të menaxhimit në disa opsione me lëvizjen e duarve apo gishtërinjve, pa e prekur, dhe këto lëvizje i bëni mbi ekran si dhe këtu është edhe përcjellja e shikimit të përdoruesit derisa i shikon video të dhëna e caktuara në telefon, kur të largon shikimin nga ekrani automatikisht pauzohet reproduktimi.
Pra, këta janë tre telefonat më të mirë që gjenden momentalisht në treg, por siç e thamë edhe më lart deri në fund të këtij viti janë edhe katër muaj kështu që mund të presim edhe shumë modele të reja të cilët do të futeshin në garë për t’u zgjedhur telefoni më i mirë i mençur për vitin 2013. Se kujt do t’i takojë ky titull duhet të presim edhe një kohë e do ta kuptojmë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com