Ja librat më të rinj në libraritë e Tiranës

Ja librat më të rinj në libraritë e Tiranës
 
Në vitrninën e librit të ri janë shtuar përkthimet dhe botimet e shkrimtarëve shqiptarë.

Ajo që vihet re në këtë prurje të re të librit janë përkthimet nga autorë të njohur me tema shoqërore dhe konspiracion.

Në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli” shitësja e një prej librarive më të frekuentuara në Tiranë, Kozeta tha se ka një larmishmëri të botimeve që kanë ardhur nga autorë të ndryshëm.

Përsa i përket lexuesit shqiptarë ajo tha: “Në blerjen e librave, lexuesit vendosin të marrin ato libra të cilët janë nga autorë të mëdhenj dhe më tepër ata blejnë libra të përkthyer”.

Më tej ajo shtoj që edhe letërsia kineze është futur në tregun e librit shqiptar. “Kohët e fundit janë futur në tregun shqiptarë dhe autorë kinezë të cilët janë pritur mirë nga lexuesi tanë duke e përqafuar edhe këtë letërsi”.

 libri

Në vitrinën e librit të ri janë shtuar këto botime:
 

“Më prit” Elda Gjini
 
“Autizmin e mësova nga ju” Vera Kurti
 
“Dashuria e fundit e Franc Kafkës” përkthyer nga Perikli Jorgoni
Autorja Kathi Diamant është mbështetur në rrëfimin e saj nga burime origjinale dhe intervista, përfshirë dhe materiale të pabotuara më parë nga arkivat e Kominternit dhe Gestapos, si dhe në ditarin e zbuluar vonë të Dorës.
 
“Mos harro të më puthësh” një përkthim nga Edmond Tupja
 
“Magjistari” Samërset Mom
 
“Shënime për Hiroshimën” Kenzaburo Oe
 
“Hoteli i Bardhë” D.M Thomas.
 Frojdi në këtë vepër është një figurë krejtësisht artistike. Ai është një nga karakteret e romanit, në të vërtet, si zbulues I mitit modern, të madh e të bukur, të psikoanalizës.
 
“Guri i Gjarprit”
Autori Jason Goodwinin vjen për lexuesit me një libër të ri Guri i Gjarprit.
Në Stambollin e vitit 1838.Maksimilian Lwvefri, një arkeolog francez mbërrin në qytet i vendosur të zbulojë një thesar të humbur bizantin dhe menjëherë fillojnë të qarkullojnë thashetheme për ato që mendohet se janë motivet e tij të vërteta. Eunuku Jashim ngarkohet të bëjë hetime mbi Lëverfin, por befas zbulohet trupi i gjymtuar i tij dhe del se ka vetëm një të dyshuar: vëtë Jashimi. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar