Në listën zyrtare të 40 shteteve nga vijnë investimet e huaja në Shqipëri, rezultojnë ta paktën dy parajsa fiskale, Qipro dhe Ishujt Britanikë Virxhin.
Të dy këto shtete offshore janë pasqyruar në tabelën e Bankës së Shqipërisë ku paraqiten të detajuara vendet dhe flukset përkatëse të investimeve që vijnë në Shqipëri. Lista përmban rreth 40 shtete me të cilat Shqipëria ka marrëdhëniet më të ngushta tregtare dhe ekonomike si Italia, Gjermania apo Greqia.
Por nuk përjashtohet mundësia që numri i shteteve offshore të jetë edhe më i madh, duke qenë se një pjesë e mirë shtetet përfshihen në një zë të përbashkët të tabelës me termin “të tjera përfshirë Kanadanë”.
Kjo, edhe pse nga ky grup shtetesh në Shqipëri kanë ardhur 653 milionë euro investime në vitin 2013, dhe 399 milionë në vitin 2014. Tabela paraqet të dhënat vetëm për vitet 2013-2014 dhe nuk jep informacione për flukset në vitet e mëparshme.
Ndërkaq, nga të dhënat zyrtare të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve rezulton se nga Qipro në vitin 2013 kanë ardhur 86 milionë euro në formën e investimeve të huaja, ndërsa në vitin 2014, 117 milionë.
AIDA nuk jep të dhëna mbi shumën e investimeve nga Ishujt Virxhin. Ndërkohë që në tabelën e Bankës së Shqipërisë pasqyrohet vetëm që për vitin 2014 ato janë 0.15% më pak nga shifra parardhëse.
Investimet më të mëdha për vitet 2013-2014 në Shqipëri kanë ardhura nga Greqia, përkatësisht 1 miliardë euro dhe 1.1 miliardë euro. Vendi i dytë për nga volumi i investimeve është Kanadaja, nga kanë ardhura 797 milionë euro në vitin 2013 dhe 755 milionë euro në vitin 2014. E treta renditet Italia, nga ku janë investuar 508 milionë euro në vitin 2013 dhe 526 milionë euro në 2014-ën.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4255
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24