Me këtë fjalë, organizatorët e këtij grupi kriminal të jepnin përshtypjen se bëhej fjalë për shitjen e një makine, por në fakt ka qënë shitja e sasive të mëdha të drogës. Blerësit ishin nga zona të ndryshme, nga Berati, Vlota dhe Italia, ndërkohë që çmimi përcaktohet 300 euro kilogrami.
Në këtë veprimtari kriminale sipas prokurorisë janë të përfshirë agjenti i policisë Renaldo Avduli, Taulant Haxhiraj “Memi”, nipi i tij 18-vjeçar Xhovalin Bocaj, Shkëlqim Koçiaj “Çimi”, Arjan Hasanaj, Klajdi Imeri, Albert Aliaj, një person me emrin “Reshat”, nipi i tij “Xhoi”.Në përgjimet që publikon “Shqiptarja.com” del qartë se punonjësi i policisë informonte dhe garantonte Haxhiraj se parcelat nuk do prekeshin, por e këshillon që njerëzit aty të rinë të qetë dhe të mos qëllojnë, edhe sikur në zonë të ketë të shtëna me armë.
Avduli i thotë se ai ishte në kafe me policët që drejtojnë operacionet antikanabis, dhe kështu duhet të rrinte i qetë.
Kqyrja e parcelës nga distanca
Në datë 8 shtator 2016 oficerët e policisë gjyqësore kqyrën parcelën me bime të dyshuar si narkotike e llojit Cannabis, mbi bazën e dyshimeve se ajo i përkiste shtetasit Taulant Haxhiraj dhe bashkëpunëtorëve të tij, “Reshat”,”Xhoi”, “Çimi” etj. Parcela ndodhej në fshatin Treblovë, Vlorë, në vendin e quajtur "Sheshi i Bukur".
Gjatë kqyrjes,veprim ky i kryer e kryer në largësi, për shkak të ruajtjes nga persona të armatosur dhe e shoqëruar me fotografi, rezultoi në parcelë prania e bimëve të dyshuar si Cannabis, të rritura në lartësi, të mbështetura tek njëra-tjetra për shkak të erës. Parcela ndodhej në fundin e një kodre të rrethuar me bimë dhe shkurre.
Gjatë largimit nga vendi i kqyrjes, oficerët e policisë gjyqësore konstatuan, në anën verilindore të parcelës, rrëze një kodre, edhe dy parcela të tjera të mbjella po me bimë të dyshuar si Cannabis Sattiva. Ngjitur me këto dy parcela u konstatua edhe një kasolle e vogël, e improvizuar dhe e mbyllur.
Përgjimet dhe vëzhgimet
Nisur nga këto konstatime prokurori i çështjes Besim Hajdërmataj, njëherësh dhe drejtues i Krimeve të Rënda, ka urdhëruar në datën datën 15 gusht 2015 kryerjene e veprimeve të vëzhgimit në teren, përgjimit telefonik dhe në ambjente publike,të personave të dyshuar në kryerjen e veprave penale për të cilat po hetohej.
Veprimet e vëzhgimit, të kryera në zbatim të autorizimit të prokurorit,janë dokumentuar në një raport vëzhgimi të datës 28 gusht 2016 ku objekt vëzhgimi ishin Renaldo Avd uli,i etiketuar me emrin "Agjenti" dhe Xhovalin Baco,ky i fundit 18 vjeç dhe që rezulton të jetë nipi i Taulant Haxhirajt.
Renaldo Avduli me personin nr. "l" (pasagjeri i mjetit), lëvizën me mjetin e markës "Audi" dhe mbërriten në lokalin e ndodhur në afërsi të hotel “Vlora”,ku u takuan me Taulant Haxhiraj dhe personin nr. "2" pasagjerin e mjetit të markës “Benz”. Renaldo, Taulanti dhe personi nr. "2" biseduan për rrëth 20 minuta, larg personave të tjerë që ndodheshin në lokal.
Bisedat Haxhiraj-Avduli
Nga përgjimet e kryera në datën 21 korrik 2016,Taulant Haxhiraj, komunikon me agjentin e policisë Renaldo Avduli, duke i transmetuar atij shqetësimin për të shtëna të dëgjuara pranë vendit ku qëndronte, e nënkuptuar parcela me lëndë të dyshuar si narkotike dhe duke i kërkuar të interesohej për to.
Agjenti i policisë Renaldo, e qetëson duke i thënë se të shtënat nuk ishin nga ana e punonjësve të policisë pasi, pak momente me parë, ai kishte qënë me ta, duke pire kafe.
Haxhiraj:Ç’a bëhet këtej, bam-bum, kanë qysh qëpare,do pyesësh njëherë se e kam fikur atë telefonin.
Polici:Ç'ar po qëllojnë?
Haxhiraj: Eeee.
Polici: Për ku mo vlla, për ku, lart eee?
Haxhiraj: Vajta qysh parë ktu edhe dëgjoj bam-bum, si luftë o vlla.
Polici: Nuk janë nga tanët,mo vlla, nuk janë se isha qëparë me ta o vlla,kam qënë në kafe qepare....
Me të njëjtën përmbajtje rezultoi edhe komunikimi telefonik i kryer midis Taulantit dhe Renaldos, vetëm tre minuta me pas,ku Renaldo u shpreh i sigurt se të shtënat nuk ishin të policisë.
Polici: "S'ke nga të mijtë aty, të keqen.
Haxhiraj: S'ka nga të tutë? Kushdo që të vijë... të ik pastaj. Polici: Nuk ka more zotëri fare në botë.
Haxhiraj:Epo në rregull. Të sigurohem, prandaj të them se mund të jetë ndonjë këshu..:
Pas këtyre bisedave më tej po në datën 21 korrik 2016 Renaldo Avduli,bisedon me Taulant Haxhiraj dhe gjatë bisedës, ndërsa Taulanti siguroi Renaldon se nuk bënte shaka për gjëra që ishin me "zarar", duke nënkuptuar veprime të kundraligjshme, ky i fundit kërkoi që personat, që kujdeseshin për ruajtjen e parcelave, të qëndronin të qetë dhe të mos bënin zhurmë.
Haxhiraj:O vlla, pse do tallem unë...bëjmë shaka bëjm shaka, po kto gjëra janë me zarar.
Polici: O ti thuaji atyre mos bëni zhurmë...mos bëni zhurmë, asnjëri, thuaju edhe atyre.... Nejse nuk dua zhurmë aty tani se kuptohet e dëgjohet e kupton s'dua zhurmë, asnjë.
Një ditë më pas në 22 korrik 2016 Taulant Haxhiraj, bisedon sërisht me agjentin e policisë Renaldo Avduli dhe, nga permbajtja e bisedës, dyshohet se flasin për çmimin e lëndës narkotike për një person me emrin "Ani", që rezulton se merret me kultivimin e bimëve narkotike, të cilën e bënte gati pas dy javëve, për vajtjen e Taulantit tek parcela dhe për shpërblimin që do të merrte Renaldo për shërbimin e kryer.
Haxhiraj:Po se vajti vone, vajti me 300 për kokë të fëmijëve,do vej akoma, të paktën t'a mbyll tani se aq ka vajt, më tha edhe Ani mua,300 lekë,300 euro e ke parasysh ku e kam.
Polici: Ke ardhur poshtë apo je lart?
Haxhiraj:Kam ardhur...
Polici:Ç’a tha Ani, kur i mbyll Ani ato?
Haxhiraj:Po Ani, mendoj edhe dy javë.
Polici:Ok, kur do vesh lart....
Haxhiraj:Unë pasnesër po, po erdhën ata nesër,do vete dhe nesër, ti heq qafe edhe,eee ok, ik nesër merr 25 atje.
Polici: Ok...
Ndërkohë që të njëjtën ditë në orët e mbrëmjes Taulant Haxhiraj komunikon me një person tjetër ende i paidentifikuar, por nga kjo bisedë kuptohet që Taulant Haxhiraj thiret ndryshe me nofkën “Memi” dhe se nga kjo bisedë del qartë mbëritja e klientëve për blerjen e drogës me qëllim trafikimin e saj drejt italisë.
Tashmë lënda narkotike, kishte hyrë në procesin e tharjes në 6 kasolle të ndërtuara posaçërisht për këtë proces.
SMS: Edhe ja kthejmË prap sot, thoj ta sjell “Memi”...
Ndërkohë që në 24 korrik 2016, Taulant Haxhiraj,komunikoi me një person dhe nga përmbajtja e bisedës,nënkuptohet se flasin për shitje lëndësh narkotike.
Haxhiraj: Ka ardh ai në Panaja
+457:ooo duan ashtu ata?
Haxhiraj: Po, tha jam këtu, unë i thash hajde ktu o vlla që të takoj...Po hajde këtu që të flasim. O vlla hajde këtu që të marrësh makinën i thashë, po jo,hajde këtu të flasësh njëhere.
Kjo bisedë është rrjedhojë e dy sms-ve të shkëmbyera midis Taulant Haxhirajt dhe një personi tjetër, nëpërmjet të cilëve secili nga dërguesit thërret kormunikuesin në takim.
+457: Po ik o ik ndaji gjërat..
Haxhiraj:Çdo ndaj gjërat hajde ik se do iki jashtë shtetit i them unë, do iki në Itali.
+457: Po mirë o shumë mirë i the.
Haxhiraj: Ai tjetri me tha, ik hiqe qafe e kupton?
Në 24 korrik 2016,një person që ka dyshime se është frekuentues ose administrator i një llotoje sportive flet në emër të një personi tjetër,të cilin e quan "Bos",komunikoi Taulant Haxhiraj dhe nga përmbajtja e bisedës, dyshohet se kërkoi të blinte lëndë narkotike, ndërsa Taulanti këmbënguli që ai të kishte me vete lekët dhe, e njoftoi se do të fliste me nipin.Madje, Haxhiraj thotë se kishte gjithë natën që punonte, ku dyshohet se paketonte drogën.
+397: Dëgjo mua nuk kam lek tani, po më çonin ca lekë tani e s'kam lloto.
Haxhiraj: 0 vlla, pa lekë nuk bëhet or të keqen.
+391: Ore nuk kam as te llotua o të keqen, merre vet, më tha mua, me vjen zor tha.
Haxhiraj: Po pra, po pa lekë, po pres ca lekë se ishin edhe në mengjes...pa marrë asnjë lekë, më sill ca lekë ore, kam gjithë natën që e bëj këtë punë.
+397: No një gjë, ku di gjë, unë sa të bëhen këtu.
Haxhiraj: No një gjë kshu, po tani hajde vete në qoftëse je me makinë.
+397: Për të ardh vij vetë un o vlla deri lart o zemra, dëgjon o?
Haxhiraj: Të flas me nipçen, të marr për një sekondë.
+397: 0 vlla, nuk jam unë që po them, është “Bosi” këtu.
Haxhiraj: Të flas me nipçen….
Po në 24 korrik 2016,një person tjetër komunikon me Taulant Haxhiraj,dhe i thotë se ishte “Klodi” nga Berati dhe kishtë në përdorim numrin që e kishte telefonuar.
Klodi i dërguan një sms Taulant Haxhiraj me tekst: "Vlla, këtë numër kam, jam Klodi nga Berati, të marr nesër për ato vlla".
Sërisht në të njëjtën ditë Taulant Haxhiraj, komunikon me Renaldo Avdulin dhe nga përmbajtja e bisedës,rezultoi dyshimi për shqetësime të Taulantit, të shprehura në formë të koduar nëpënnjet perdorimit të fjalës "nuk tërheq makina", në lidhje me reagimet e blerësve të lëndës narkotike si dhe për gjëndjen e bimëve në parcelë që sipas tij, nuk duronin të qëndronin edhe për një kohë tjetër.Nga kjo bisedë kuptohet që agjenti i policisë së Vlorës Avduli nuk është vetëm informator dhe garant i këtij grupi kriminal por edhe pronar i këtyre parcelave.
Haxhiraj: Po hiç mo, erdhën ata, po përcjell një çikë ata. Polici: Mbaruat me ata?
Haxhiraj: Po mbarova, gërr-vërr, jo kështu po jo ashtu.
Polici: Pse?
Haxhiraj:Po nuk tërheq fare makina, po ça është kjo këshu po kjo ashtu.
Polici: Po mirë mo kthejë pas mos e çaj...
Haxhiraj: Po jo mo e morrën ata, po i përcjell, po duhet të mbaroj me punën shpejt edhe me ato.
Polici: Me kë të keqen?
Haxhiraj: Me atë, e ke parasysh tek shalqiri, që kishte shalqi.
Polici: Eee…
Haxhiraj: Duhet t'a mbarojmë punën shpejt, nuk duron, nuk duhet të rrijë.
Polici: Ouuu….
Haxhiraj: Eeee...
Polici:Pse,ça fillon e prishet këshu.
Haxhiraj:Po, po..ndryshon, e pash e pash që atje që ka ndryshuar. Hajd se flasim kur të vij vetë të rri këtej nga qyteti afër...
Mirëpo vetëm pesë minuta më vonë, Renaldo Avdyli telefonon Taulant Haxhiraj dhe në vazhdim të bisedës së mësipërme, e pyeti nëse u kishte thënë personave me të cilët kishte qënë, për lekët, duke u nënkuptuar blerësve të lëndëve narkotike
Polici: S'e harrova fare unë, po për lekët ju the atyre ti?
Haxhiraj: I thashë i thashë.
Polici:Çar thoshin?
Haxhiraj:Ja se po pres një shok që të vijë nga andej.
Polici: Po për kur bëhej fjalë,për sot a kur?
Haxhiraj: Po jo ore, ka ik një shok në Greqi. Hajd se të sqaroj kur të vij o vlla.
Në 25 qershor 2016 Taulant Haxhiraj, bisedon me një person tjetër dhe sipas bisedës flasin për sasira të mëdha lëndësh narkotike, të mundshme për t'u trafikuar jashtë territorit shqiptar.
+457: Siç duket s’kanë ku ta çojnë atë edhe e duan në një kohë.
Haxhiraj: Po le t'a sjellin, presim në dhjetor, janar.
+457: Ka shumë këtej. Mbaje, masën…
Haxhiraj: Eeee.
+457: Mbase e çojmë andej të gjithë i q... motrën, ik se jemi dhe në telefon po ik...
dy.b/shqiptarja.com