TIRANE- Dikur shokë për kokë, tashmë armiq të betuar ndaj njëri-tjetrit. Incidenti i 3 tetorit mes kryeprokurorit Llalla dhe prokurorit Shkëlqim Hajdari, nuk ka pasur si motiv vetëm mocionin e 80 prokurorëve për shkarkimin e tij, si kryetar i shoqatës së prokurorëve, por me sa duket rrënjët e këtij konflikti kanë qenë më të thella.
Gazeta “Shqiptarja.com” mëson se me urdhër të kryeprokurorit Llalla është ngritur në fillim të shtatorit një grup pune për inspektimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Apelit Tiranë, ku drejtues i këtij institucioni deri dje, ishte prokurori Shkëlqim Hajdari.
Nga sa mësohet inspektimi ende nuk ka përfunduar, por Llalla është vënë në dijeni të një sërë shkeljesh të rënda në Apelin e Tiranës.
/Shqiptarja.com

Hajdari shmang komentet për sherrin me Llallën, flet për drejtësinë