Xhisiela Maloku, vajza 25-vjeçare historia e të cilës ka turbulluar ujërat e politikës shqiptare, ka konfirmuar dhe përsëritur mbrëmë në dy televizione versionin e parë mohues që rrëfeu gjashtë ditë më parë në Report Tv, duke lëkundur edhe një herë versionin e opozitës rreth ngjarjes. Ditën e shpërthimit të polemikave, mjegullimit dhe politizimit të ngjarjes, më 26 shtator Report Tv, i krijoi hapësirë viktimës së pretenduar të dhunës, Xhisiela Maloku, e cila rrëfeu versionin e saj të ngjarjes.
Në një intervistë për drejtorin e Informacionit në Report Tv, Muhamed Veliu, vajza mohoi përdhunimin nga Rexhep Rraja, djalin e deputetit socialist, Rrahman Rraja. Xhisiela Maloku hodhi poshtë gjithashtu pretendimin e ish-oficerit Nuhu se në Komisariatin e Fushë Krujës ndodheshin deputetët socialistë, Taulant Balla dhe Rrahman Rrahja, si edhe kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi. Ajo hodhi poshtë pretendimet e tjera për presione apo kërcenime, por nguli këmbë për drejtësi.
Versioni i vetë Xhisiela Maloku, për shkak se nuk përputhej me versionin e opozitës dhe gazetarëve pranë saj, prodhoi një valë të pazakontë histerizmi dhe shpërthimi të qarqeve opozitare ndaj Report Tv. Pjesë e avujve të mallkimeve, fyerjeve dhe akuzave, u bënë edhe vetë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, të cilët e konsideruan intervistën si ekzekutim të viktimës, vetëm sepse versioni i vajzës përmbysi versionin e tyre. Madje ne lumin e akuzave u përfshi edhe Monika Kryemadhi, që akuzoi Report TV se kishte marrë në dorëzim vajzën nga kushedi se cila bandë, duke e detyruar të hynte në studiot e televizionit. Një akuzë qesharake, e përgënjeshtruar sot kur Xhisiela Maloku vendosi të intervistohet edhe nga dy televizione kombëtare, Top Channel dhe TV Klan duke qëndruar në studio edhe me fytyrën të zbuluar dhe për t'ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të tjerë. Përgjigjet që ajo dha nuk ndryshuan në krahasim me ato të dhëna 6 ditë më parë në Report TV.
Kjo nuk do të thotë që Xhisiela Maloku thotë të vërtetën kur mohon se ka pësuar dhunë apo kërcënime, por tregon, në mënyrë të qartë që Report TV, bëri para të tjerëve, të njëjtën punë gazetareske, por me dy ndryshime të rëndësishme: Nuk i dorëzoi kuriozitetit të publikut fytyrën e vajzës duke pranuar ta intervistojë me kurriz dhe nuk bëri inkuizitorin mbi episodet e dhunës siç u pa mbrëmë. Vajza kërkoi haptazi të mos fliste në publik për dhunën e pësuar, kërkesë të cilën Report TV pranoi ta respektojë. Dhuna ndaj Xhisielës është e faktuar nga aktet hetimore dhe nuk i takon gazetarëve, me pyetjet e tyre edhe shumë private të tentojnë ti faktojnë, e duke detyruar viktimën që t'i rrëfejë publikisht.
Nëse Xhisiela Maloku tregon të vërtetën gjatë intervistave në media dhe ka gënjyer në polici e prokurori për shkak xhelozie për të dashurin e saj apo ajo është detyruar që të ndryshojë këtë dëshmi nga presionet, kjo është një histori krejt tjetër dhe po hetohet nga organet e drejtësisë.
Redaksionale
Bravo Erik shum e sakt, ajo Eni Vasili komplet pyetje hetuesie. Un nje gje skuptoj pse duhet te mari kaq shum vemendje nje rast i dy te rinjve qe i her ndahen i her pajtohen. Lerini ato ne pun te vet se gjynaf.
PërgjigjuBrovo, krisma nuk u dëgjuan. Rroft gazeta "Zëri i popullit"
PërgjigjuNdoqa pak intervisten e vajzes tek Top Channel dje, pyetjet e gazetares sikur te ishte ne prokurori. U detyrua te thoshte "kam genjyer nga xhelozia" edhe pse dje po genjente ashiqare per te mbrojtur ish te dashurin nga burgu. Nuk besoj se e bente nen presionin e frikes mbrojtjen ndaj ish te dashurit, por gjykoj si femrat qe kane dhembshuri dhe s'duan te bejne keq edhe kur i dashuri ka qene nje bastard i dhunshem. U nisen te mbronin vajzen, por mbrojten Rexhepin, duke e nxjerr keq Xhisielen ne gjithe keto intervista tip hetuesie. Nese ju intereson fati i Taulant Balles me shume se i Xhisieles, atehere jeni ne te drejten tuaj te shani e anatemoni kush ju del perpara.
Sakte.
Përgjigju