Ja pse u shkarkua gjyqtari i Kushtetueses, Fatmir Hoxha nga Vettingu/ Zbardhet vendimi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur vendimin e arsyetuar për shkarkimin nga detyra në datë 7 maj 2018 të gjyqtarit të Kushtetueses Fatmir Hoxha.
Fatmir Hoxha
TIRANE-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur vendimin e arsyetuar për shkarkimin nga detyra në datë 7 maj 2018 të gjyqtarit të Kushtetueses Fatmir Hoxha. Gjyqtari Hoxha nuk justifikonte pasurinë e tij, një pjesë të së cilës, avokati i tij, deklaroi se e ka vënë nga dasmat.
Në seancën dëgjimore të 7 majit, KPK arriti në përfundimin se gjyqtari Hoxha nuk justifikonte pasurinë, ndërsa nga hetimet rezultoi se gjyqtari i Kushtetueses ka një apartament 2+1, 112 m2 në Tiranë me vlerë 140 mijë e 450 euro, ndërsa ka marrë kredi si i pastrehë.
( Kliko këtu ) për vendimin e plotë për gjyqtarin Fatmir Hoxha
Pjesë nga vendimi i zbardhur i KPK për pasurinë e gjyqtarit Hoxha që u shkarkua
i) Ka deklarim të pasaktë dhe jo në përputhje me ligjin për burimin e krijimit të kësaj pasurie, pasi në Deklaratën “Vetting” nuk është deklaruar si burim huaja e marrë shtetasit A. G. në vlerën prej 28 500 euro.
ii) Subjekti i rivlerësimit nuk ka provuar me dokumentacion, burimin e ligjshëm i krijimit, të shumës së marrë hua shtetasit A. G., në vlerën prej 28 500 euro, sipas nenit 32 pika 4 të ligjit nr. 84/2016/
iii) Ka mospërputhje midis shumës së të ardhurave dhe shpenzimeve për vitin 2011 në masën që shpenzimet tejkalojnë të ardhurat me 175,521,23 lekë, shumë e cila nuk është shpjeguar në mënyrë të arsyeshme.
iv) Subjekti i rivlerësimit ka fshehur duke mos e deklaruar shumën prej 330.000 lekë, gjendje në llogarinë depozitë të bashkëshortes nr. *** pranë bankës së nivelit të dytë në deklaratën periodike vjetore të vitit 2003
Aktualisht në pritje të vendimit të Vettingut është kryetari i Kushtetueses Bashkim Dedja, ndërsa vetëm Gani Dizdari ende nuk ka kaluar në proces. Nga të gjithë anëtarët e Kushtetueses vetëm Vitore Tusha kaloi Vettingun, ndërsa gjykata prej disa muajsh nuk ekziston, pasi është e bllokuar.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4396
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Afera Partizani/ Ankimoi masën arrest në shtëpi, Kushtetuesja shtyn për vitin e ardhshëm shqyrtimin e kërkesës së Berishës
24 Dhjetor, 16:31
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
-
'Bie' Holta Zaçaj, kolegët në Kushtetuese votojnë që mandati t'i përfundojë më 10 mars 2025
23 Dhjetor, 16:04
-
Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese
22 Dhjetor, 08:07
-
Dosja 'Metamorfoza'/ Kërkesa e biznesmenit Pëllumb Gjoka për pavlefshmëri të përgjimeve nga Sky ECC, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
19 Dhjetor, 15:05
-
Ripërtëritja e Kushtetueses/ Syri kërcënon anëtarët e Gjykatës: Burg nëse ndërprisni mandatin e gruas së Andi Bejtjes, shefit të lajmeve te Syri Tv
17 Dhjetor, 16:47
-
Seanca për mbarimin e mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj shtyhet për 23 dhjetor
17 Dhjetor, 16:18
-
Kriza me Gjykatën Kushtetuese, Karaj: Zaçaj ka firmosur mandatin e lënë nga Vitore Tusha deri në mars! Flogert Muça: Amerikanët nuk kanë reaguar, ky është mesazhi!
16 Dhjetor, 22:31
-
Spahiu: Përplasja e Gjykatës së Lartë me Kushtetuesen, rast i paprecedent në historinë e Shqipërisë
16 Dhjetor, 21:53
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor, 20:57
-
Profesionet e Lira, Tabaku te Ekonomia: Akti Normativ i vonuar, t'u falen gjobat e kamatat
16 Dhjetor, 14:43