Ja rrugët e bllokuara në vend

Ja rrugët e bllokuara në vend
TIRANË - Situata në akset rrugore në shkallë vendi, nga informacionet më të
fundit të marra nga shërbimet e Policisë Rrugore, rezulton:

Në qarkun Kukës:
1. aksi rrugor Morinë – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi B.Curri – Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi B.Curri – Fierz i kalueshëm me zinxhirë,
5. aksi B.Curri – Valbonë i pakalueshëm,
6. aksi Krumë – B. Curri dhe Krum – Qaf Prushi i kalueshëm me zinxhirë
me vështirësi,
7. aksi Kukës - Topojan i kalueshëm me zinxhirë,
8. aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të
Peshkopisë i pa kalueshëm,
9. aksi Shëmri – Qafë Shllak i pa kalueshëm,
10. aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm,
Po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark. Temperaturat janë më të larta se dje dhe reshjet e shiut dhe dëborës me më pak intensitet. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Dibër:
1. aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi rrugor Klos – Burrel - Ulëz i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me veshtërsi,
5. aksi rrugor Peshkopi - Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit
i pakalueshëm,
6. aksi Peshkopi – Muhurr – Aras i kalueshëm me zinxhirë me vështersi,
7. aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i pakalueshëm,
8. aksi Ostren - Stëblevë – Librazhd i pakalueshëm,
9. aksi Arras – Lurë i pakalueshëm.
Temperaturat janë më të larta sot dhe reshjet e shiut dhe dëborës me më pak intensitet, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Shkodër:
1. aksi rrugor Shkodër – Mabe normal,
2. aksi rrugor Shkodër – Koman i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Qaf Çelë - Pukë - Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Fushë Arrës - Qafë Mali- Qafë Shllak i pa kalueshëm,
5. aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal i kalueshëm me zinxhirë,
6. aksi Koplik – Hani i Hotit i kalueshëm pa probleme,
7. akset Koplik – Razëm i kalueshëm me zinxhirë,
8. aksi Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të pakalueshme, po punohet për
pastrimin e tyre,
9. akset në drejtim te Dukagjinit të pakalueshme,
10. aksi Qafë Mali – Dardhë - Fierz i pakalueshëm,
11. aksi Fushë Arrës – Iballë i pakalueshëm.
Temperaturat janë më të larta sot dhe reshjet e shiut dhe dëborës me më pak intensitet, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Lezhë:
1. aksi Rubik – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi rrugor Mirdit – Shpal – Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë,
3. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore
janë të pakalueshme.
Në të gjitha akset rrugore nacionale lëvizja e automjeteve është e kalueshme po punohet me entin pronar të rrugëve për hedhjen e kripës dhe skorjeve.

Në qarkun Tiranë:
1. në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm pa zinxhirë
2. në drejtim të Dajtit i kalueshëm me zinxhirë

Në qarkun Elbasan:
1. aksi Librazhdë - Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë, po punohet për
pastrimin aksi Librazhdë - Qafë Thanë i kalueshëm pa zinxhirë,
2. aksi Elbasan – Qafë Krrabë i kalueshëm,
3. aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Korçë:
1. aksi rrugor Kapshticë -Korçë - Qafë Thanë i kalueshëm pa zinxhirë,
2. aksi rrugor Korçë - Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë –
Voskopojë janë të kalueshme me zinxhirë me veshtirësi,
3. aksi Korçë – Ersekë – Leskovik kalohet me zinxhirë me veshtërsi,


Në qarkun Berat:
1. aksi Bogovë – Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi
me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Gjirokastër:
1. aksi Kakavijë - Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
2. aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Përmet - Çarshovë është i pakalueshëm,
4. aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës e kalueshme me zinxhirë,
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Vlorë:
1. në segmentin rrugor Vlorë – Llogara lëvizja e automjeteve kryhet pa zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për
normalizimin e gjendjes.

Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet