Ja sa do të jetë qiraja për qytetarët e strehuar në banesa sociale

Ja sa do të jetë qiraja për qytetarët e strehuar në banesa sociale

Foto ilustruese

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave është miratuar një medotikë e re për llogaritjen e qirasë të banesave sociale. Me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave, ka përcaktuar mënyrën e llogaritjes së qirasë së banesave sociale, që financohen nga buxheti i shtetit dhe/ose i njësive të vetëqeverisjes vendore. Sipas VKM-së, masa e qirasë për banesat sociale, që sigurohen me financime të sektorit privat, përcaktohet nga subjektet që e kanë financuar, në bashkëpunim me njësinë e vetëqeverisjes vendore, dhe nuk është subjekt i këtij vendimi. Mënyra e llogaritjes së masës s ë qirasë për banesat sociale, e përcaktuar me këtë vendim, u referohet banesave sociale me qira, që sigurohen nëpërmjet ndërtimit të banesave të reja; banesave sociale që blihen në treg dhe objekteve të dala jashtë funksionit, të transformuara në banesa sociale.

Masa e qirasë, e shprehur në lekë për metër katror, llogaritet në varësi të kostos së ndërtimit ose të vlerës së blerjes së banesës në treg. Masa vjetore e qirasë nuk mund të jetë më e madhe se 3% e kostos së ndërtimit ose e vlerës së banesës së blerë në treg. Vlerat Për llogaritjen e masës së qirasë për banesat sociale që sigurohen nëpërmjet ndërtimeve të reja, në koston e ndërtimit përfshihen të gjitha shpenzimet e kryera për ndërtimin e objektit të banimit, të tilla si vlera e investimit për ment veprohet, si më poshtë vijon.

Fillimisht llogaritet qiraja e përgjithshme vjetore për të gjithë objektin, duke shumëzuar me 3% koston totale që ka dalë nga llogaritjet e para. Më pas llogaritet përqindja që zë sipërfaqja e çdo apartamenti ndaj sipërfaqes totale të ndërtimit. Përqindja, që rezulton nga ky veprim, shumëzohet me vlerën e përgjithshme vjetore të qirasë, siç u llogarit më sipër. Vlera, që rezulton nga veprimi, pjesëtohet me numrin 12. Banesat e blera Për banesat sociale që blihen në treg, masa e qirasë llogaritet në bazë të vlerës së blerjes së banesës në treg.

Në këtë vlerë përfshihen vlera e investimit për blerjen e banesës; shpenzimet për riparime; kostoja për regjistrimin e pronës; taksat dhe tarifat e aplikueshme; çdo shpenzim tjetër i paparashikuar. Në rastin kur në katet e para të objektit të ndërtuar janë parashikuar mjedise shërbimi, qiraja e tyre, në varësi të destinacionit, mund të përcaktohet sipas nivelit të qirave të objekteve të ngjashme në treg. Për çdo objekt të ri që ndërtohet, adaptohet ose blihet në treg, masa e qirasë llogaritet vetëm një herë dhe miratohet me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Ky nivel qiraje përdoret deri në fund të muajit janar të vitit pasardhës. Çdo vit, niveli i qirasë së miratuar nga këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore shumëzohet me indeksin e ndryshimit të çmimeve të konsumit dhe miratohet nga këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore. Ky vendim shfuqizon atë të datës 24.2.2010, të Këshillit të Ministrave “Për metodikën e llogaritjes së masës së qirasë, kur banesat sociale me qira financohen nga buxheti i shtetit ose buxheti i bashkive apo nga kombinimi i të dyjave” dhe hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare''.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja