Gjëja e parë që duhet bërë është të shkosh në faqen online të Uefa-s, në sesionin “Ticket” ose “Bileta” në shqip.
Për të zgjedhur skuadrën që do të ndjekësh në Europian, mjafton të klikosh mbi ikonën me flamurin më të bukur në botë, atë shqiptar.
Faqja pasardhëse të informon që në fillim se për të blerë një biletë online në uefa.com duhet të plotësosh minimalisht një nga dy kushtet e mëposhtme, të jetosh në Shqipëri ose të kesh pasaportë shqiptare.
Më pas mund të vazhdosh me procedurën duke zgjedhur ndeshjen që kërkon të ndjekësh në stadium (biletat dalin në shitje pas heshjes së shortit për grupet më 12 tetor).
Sipas rregullores një person nuk mund të blejë më shumë se katër bileta për ndeshje.
Nëse do të kemi fatin të luajmë ndeshjen hapëse me Francën, një biletë në bazë të kategorisë do t’ju kushtojë nga 75 euro më e lira deri në 595 euro bileta në tribunën vip.
Ndeshjet e grupeve dhe 1/8 ato variojnë nga 25 euro deri në 145 euro, për cerekfinalet 45 euro deri në 195.
d.b/shqiptarja.com