Mjafton të bëni grusht dorën tuaj të majtë dhe ta shtrëngoni atë fort. Po kur përpiqeni të mësoni një listë përmendësh? Në ndihmë ju vjen dora e djathtë këtë herë…Bëjeni grusht dhe shtrëngojeni fort përpara se të nisni të mësoni listën e gjatë.
Studimet tregojnë se lëvizjet aktivizojnë rajonet e trurit kyç për ruajtjen dhe rikthimin e kujtimeve. Hulumtuesit amerikanë në studim, morën vullnetarët të cilëve u dhanë një top gome dhe iu kërkua ta shtrydhnin atë sa më shumë të jetë e mundur para se të përpiqeshin për të mësuar përmendësh një listë prej 72 fjalësh.
Ata të cilët shtrydhën me dorën e tyre të majtë, iu kujtuan më të shumtat e fjalëve. Studiuesi Dr Ruth tha: “Gjetjet sugjerojnë se lëvizjet e thjeshta trupore, duke ndryshuar mënyrën përkohësisht të funksionit të trurit, mund të përmirësojë kujtesën.” Më shumë hulumtime janë të nevojshme për të parë nëse llojet e tjera të kujtesës mund të jenë rritur.
Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)