TIRANE- Në fushën e pagave Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka kryer abuzimet më të mëdha, por nuk vetëm kjo ndërmarrje shtetërore që ka shpërblyer në mënyrë të padrejtë punonjësit dhe drejtuesit me paratë e shtetit. Konkretisht, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se KESH Sh.a., Tiranë, ka dhënë paga abuzivisht në vlerën 34.4 milionë lekë të reja. Këto lekë janë përfituar padrejtësisht nga punonjësit e KESH Sha në muajin qershor 2013, në kundërshtim me ligjin ”Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”.