Ja shqiptari në Kubë që krijoi lidhjet
me kartelet e kokainës, pritet arrestimi

Ja shqiptari në Kubë që krijoi lidhjet<br />me kartelet e kokainës, pritet arrestimi
TIRANE - A1Report sjell disa prej fotove dhe të dhënat që grupi hetimor ka mbledhur për një nga personat më të kërkuar pas goditjes së laboratorit të kokainës në periferi të Elbasanit 2 ditë më parë. Ai është Genci Xhixha 38 vjeç nga Tirana, prej vitesh rezident në Kubë ndërsa në përgjimet e tij me nipin e ish-diktatori Hoxha, Xhixha rezulton si personi kyç për furnizimin me kokainë të shqiptarëve nga kartelet kubane dhe kolumbiane.

...
Sekuestrimi i një sasie i mbi 100 kilogramve kokainë në operacionin “Xibraka” dhe zbulimi i laboratorit ku përpunohej kokaina në periferi të Elbasanit ka nxjerr në pah një nga rrjetet më të mëdha të narkotrafikut nga Amerika Latine drejt Shqipërisë.

Si pjesë e kësaj organizate kriminale tashmë janë prangosur 9 persona mes tyre dhe nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, ndërsa një prej tyre është shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Gerti Xhixha, për të cilin hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë kërkuar arrestimin.

Po cili është 38-vjecari Xhixha? Burime nga Prokuroria e Krimeve të rënda thanë për A1Report se Xhixha prej vitesh jeton në shtetin kuban në qytetin e Holguin.

Xhixha është nga Tirana, rezulton se në vitin 1995 ka mbaruar gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, ndërsa në zonën e ish-bllokut, në lagjen ku ka jetuar prej vitesh në Tiranë ka krijuar dhe miqësinë me Ermal Hoxhën e disa bashkëmoshatarë të tjerë.

gerti xhixha

Të njëjta burime sqaruan se nga përgjimet e kryera deri tani ka rezultuar se Genci Xhixha është personi, i cili ka krijuar lidhjet me trafikantët latinë me organizatën kriminale shqiptare.

Dhe pse e pa konfirmuar zyrtarisht nga agjencitë ligjzbatuse, të dhënat paraprake sipas prokurorëve hedhin dritë mbi lidhjet e Xhixhës me disa prej karteleve më të mëdha të kokainës siç është ai i Bienevidës në Kubë dhe karteli i Medelin në Kolumbi.

Emri i Genci Xhixhës thanë burimet pranë Prokurorisë është zbuluar gjatë komunikimeve që ky i fundit mbante në Shqipëri me personin e kontaktit Ermal Hoxha, i cili ishte në përgjim sëbashku me disa shtetas të tjerë shqiptarë pas informacioneve të ardhura nga Gjermania.

gerti xhixha

Oficerët e Policisë Gjyqësore mësohet se kanë pyetur të arrestuarin Ermal Hoxha në lidhje me njohjet e tij me Genci Xhixhën. Mësohet se Hoxha ka pranuar njohjen dhe raportet miqësore me të, por ka mohuar të jenë përfshirë në trafikun e kokainës.

Hoxha është pyetur dhe në lidhje me udhëtimet në Amerikën Latine, por përgjigja e tij ka qenë se këto udhëtime ishin private e disa herë dhe për pushime.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të komunikojë ditën e shtunë masat e sigurisë ndaj 9 të ndaluarve deri më tani, ku mes tyre rezultojnë dy kolumbianë, dy vëllezërit shqiptarë nga Elbasani Kelmend dhe Arjan Dalipi, Ermal Hoxha nipi i ish-diktatorit Enver Hoxhën si dhe 5 persona të tjerë.

Kush është Genci Xhixha
Banues në Kubë Hologuin, i Martur me dy fëmijë, i pa dënuar më parë. Në vitin 1995 mbaruar gjimnazin “Petro Nini Luarasi”.

gerti xhixha

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën