Ja si argëtohen të rinjtë australianë!

Ja si argëtohen të rinjtë australianë!
Muzikë,argëtim dhe alkool në doza të larta. Më pas mure grafite të rrëzuara, mbishkrime dhe mobilje në zjarr. Kjo është ajo që po ndodh çdo ditë e më shpesh në Australi, gjatë festave, të cilësuara si “demolition party”.  Padyshim që bëhet fjalë për festa të jashtëligjshme, që marrin udhë fillimisht në rrjetet sociale, por që mbledhin qindra të rinj e të reja.

Vendet për të organizuar këto lloj festash janë ndërtesa të braktisura shpesh edhe të rrezikshme. Siç shkruan daily mail, nuk kanë munguar raste të plagosje nga zjarri.

Problemi kryesor i këtyre festave është siguria e këtyre të rinjve, pasi bëhet fjalë për festa spontane të paorganizuara. Sipas autoriteteve australiane, rreziku kryesor vjen nga mbipopullimi dhe zjarri.

Kjo praktikë, ka filluar të zbatohet nga të rinjtë pas ligjit për bllokimim e pijeve alkoolike nga qeveria në Sidney.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve