Ja si i transformon “Makbethi”
aktorët N. Liçaj e Suela Bako

Ja si i transformon “Makbethi”<br />aktorët N. Liçaj e Suela Bako<br /><br>
Realizohet premiera e "Makbethit" nga dy aktorët e njohur shqiptarëNeritan Liçaj dhe Suela Bako. Premiera pritet të shfaqet gjatë muajit shkurt.

“Di që jam shartuar me çdo bërthamë vesi e ligësie,
Që kur të lulëzojnë, do t'ju duket Makbeth' i zi m'i bardhë se dëbora”. Ndërsa poston portretin e rolit të ardhëshëm, aktorja Suela Bako e transformuar plotësisht në pamjen e saj, shkruan këto vargje të Malkolm, që i referohen tragjedisë më të famshme të Shekspirit “Makbeth”.

Ndërsa aktori Neritan Liçaj ka preferuar të vendos këto vargje në statusin e tij në FB:
Neritan Liçaj
(Neritan Liçaj)

“Vend i mjerë, trembet kur sheh veten/ E kishim nënë dhe na u bë varr!/Ku s’qesh veç buza e ndonjë të marri”. Liçaj që ka rolin kryesor në veprën “Makbeth” do të ngjite në skenë me regjinë e Kledi Kapexhiu. Aktorët e përzgjedhur janë disa nga emrat më të njohur të botës së aktrimit, ndërsa mësohet se rolet kryesore i janë besuar Luli Bitrit, si Ledi Makbeth dhe Indrit Çobanit, në rolin e Makbethit. Rolet e tejra do të interpretohen nga Arben Derhemi, Laert Vasili, Suela Bako, Egla Ceno, Klodiana Keco etj.
Suela Bako
(Suela Bako)

Stafi realizues mbart në vetvete figura po aq të njohura të fushës së krijimtarisë në Shqipëri: skenografia do të realizohet nga Genc Shkodrani, kostumografia dhe maskat nga Gerta Oparaku, realizimi i kostumeve mban emrin e Enada At’Nikollës, dhe muzika do të realizohet nga Bled Boraku.

Vepra pritet ta ketë premierën më 24 shkurt. “Mua më ka pëlqyer përqendrimi që bën Shekspiri tek personazhi kryesor, tek tronditja e personazhit. Te stërmundimi, sfilitja, drama dhe tragjedia personale. Pastaj i kam dhënë dhe një drejtim se si zhvillohet, në çfarë rrethane ndodh kjo tragjedi, ku ky vërtetë është vrasës por dhe ata që vijnë më mbrapa janë po sërish vrasës”, është shprehur Kapexhiu.


Makbethi është një ndër tragjeditë e Shekpirit ku paraqitet lufta e përgjakshme për pushtet në Skoci gjatë shekullit XI. Makbethi është një gjeneral në ushtrinë e mbretit dhe një ditë krejt papritur ai ndeshet me një magjistare. Magjistarja parashikon fatin e tij dhe i tregon se një ditë ai do të bëhej mbret, por se nuk e dinte se ku. Pas këtij parashikimi ai nuk resht së menduari se një ditë do të bëhej mbret, këtë gjë ai ia tregon dhe të shoqes, e cila tepër ambicioze dhe gjakftohtë e bind Makbethin që të vrasë mbretin e Skocisë.

Në fillim të veprës kemi një gjakftohtësi nga të dyja palët, por Makbethi kishte vrarë disa në fushën e betejës, por ata kanë qenë armiq dhe ai nuk ka vrarë kurre në përfitim të tij, por vetëm në shërbim të mbretit.

Zonja Makbeth, pa u menduar e bind Makbethin se gjëja më e mirë për t’u bërë ishte vrasja e mbretit dhe më pas ai do të merrte fronin. Ajo shprehet në mënyrën më mizore, duke thënë se në qoftë se mbreti nuk do t’i ngjante të atit, ajo do ta vriste vetë. Por gjatë skenës së krimit, autori ka dhënë një skenë rëqethëse dhe tregon dobësinë e Makbethit. Por edhe pas kryerjes së krimit, Makbethi nuk arrin të jetë i lumtur, sepse këtë gjë ia pengon ndërgjegjja e tij, e cila nuk e lë të qetë nga ndjenja e fajit. Gjatë veprës jepet edhe dobësimi i karakterit të zonjës Makbeth. Ajo gjithashtu torturohet nga vetë ndërgjegjja e saj për krimin që shtyu të shoqin të kryente, i cili në një çast dobësimi kish pranuar ta kyente. Dhe Makbethi vdes.

Redaksia Online
e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut