Ish-gjyqtari ndërkombëtar turk, Ahmet Çakar pretendon se UEFA ka përdorur një sistem për magnetizimin e goglave për të manipuluar shortin e çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve me qëllim që të evitohej përplasja e klubeve të mëdha.

Çakar tregoi si funksionon ky sistem ku disa nga goglat e magnetizuara krijojnë vibracion në momentin kur bëjnë kontakt me një element metalik që mbahet në dorë nga personi që i tërheq.

Në ceremoninë e shortit, shihet ku Sekretari i UEFA, Infantino, lëviz dicka pranë vazos që mban goglat me emrat e ekipeve çerekfinaliste sipas Çakar, shërben për të aktivizuar sistemin magnetizues.


Dylber Balla