Nëpërmjet faqes “richkidsalabania” në rrjetin social Instagram, ata nëpërmjet fotogafive demonstrojnë luksin e shfrenuar, të cilin pjesa më e madhe e tyre e ka falë pasurisë së prindërve.
Foto me tufa me miliona lekë e mijra euro në makina luksoze, ndonjëherë të shoqëruara edhe nga ndonjë armë gjenden me shumicë në këtë faqe.
Po kështu janë të shumtë edhe të rinjtë që pozojnë me makina luksoze që kushtojnë me dhjetra e qindra mijëra euro. Ka nga ata madje që e ekzagjerojnë duke pozuar duke “ngrënë” tufat me para. Mes postimeve të shumta në këtë rrjet social të shumë të rinjve shqiptarë pak të njohur ose të panjohur bien në sy edhe disa fëmijë politikanësh e biznesmenësh.
Marcos Doshi, djali i deputetit e biznesmenit Tom Doshi duke se është vënë në garë për të sfiduar djalin e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Erik Fullani, i cili para dy vitesh shokoi opinionin publik me luksin që demonstronte në rrjetet sociale.
Në llogarinë e tij në Instagram, Marcos Doshi veç shumë fotove me makina luksoze ka hedhur edhe disa ku demonstron orë të shtrenjtë “Rolex” apo një shampanjë nga më të shtrenjtat “Armand De Brignac” e kategorisë “Ace of spades”.
Madje shishja e shampanjës, së cilës çmimi i fillon nga më e thjeshta 300 dollarë e mund të arrijnë në 3 mijë dollarë, është e dedikuar me emrin e djalit të deputetit. Po kështu nuk mund të mungonte edhe Fatmir Hysenbelliu, djali i biznesmenit Irfan Hysenbelliu, i cili pas fotove të famshme me makinë sportive “McLaren” ka hedhur fotografi nga qëndrimet e tij në hotelet luksoze, madje edhe në çaste intime, ose duke shëtitur me kostum mbi një Hoverboard.

(Marcos Doshi, djali i deputetit Tom Doshi, foto në klubin “Billionaire” në Itali, nga më të shtrenjtët, që frekuentohet nga pasanikët e VIP-at.)

(Marcos Doshi me orë Rolex)

(Marcos Doshi, foto me kutinë e dedikuar të shampanjës “Armand De Brignac” )

(Fatmir Hysenbelliu, djali i biznesmenit Irfan Hysenbelliu, foto duke shëtitur mbi një Hoverboard i veshur kostum në një hotel luksoz

(Fatmir Hysenbelliu në vaskë duke pirë kafen)

(Andi Geci, djali i bizenesmenit të njohur Ramë Geci, duke pozuar në sheshin “Nënë Tereza” para makinës super-lukzose Rolls Royce.)
[gallery]23725[/gallery]
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
