Juventusi pas vulosjes së titullit të 30-të kampion sonte pret i qetë ekipin e Atalantës për të thyer të tjera rekorde, këtë herë në aspektin e pikëve të grumbulluara brenda një edicioni. Juve titullin e festoi të dielën pa zbritur në fushë, duke përfituar nga humbja e Romës me Katanian 4-1.
Stadiumi sonte pritet të jetë i tejmbushur me tifozë bardhezi, por edhe me ngjyrat e ekipit që po dominon vitet e fundit bindshëm Seria A. Përveç Juves, sonte do të zbresë në fushë edhe Lacio, e cila pret Hellas Veronën. Pas një edicioni me shumë oshilacione, Lacio do të kërkojë që javët e fundit të marrë pikët maksimale.
La Liga
Barazimi i Realit dhe Barcelonës dhe humbja e Atletikos e ka rihapur kampionatin spanjoll të futbollit. Mediat iberike kanë bërë llogaritë se si tre ekipet mund të shpallen kampion. Barcelona duhet të fitojë me Elches që ende nuk e ka siguruar matematikisht mbijetesën, dhe të mposhtë Atletikon e Madridit në shtëpi në takimin e fundit. Por edhe këto fitore mund të mos i mjaftojnë pasi nëse Reali bën 9 pikë do ta mbyllte kampionatin para katalanasve.
Atletikos i mjafton të fitojë në shtëpi me Malagan në takimin e ardhshëm dhe të mos humbasë me Barcelonën në ‘Camp Nou’ në takimin e fundit, kjo pasi nëse e mbyll kampionatin në kuotë të barabartë pikësh 92 me Realin e Madridit, përballjet e drejtpërdrejta favorizojnë Atleticon. Ndërsa Reali i Madridit duhet që të fitojë tre sfidat e mbetura me Valadolidin, Celta Vigon dhe Espanjolin, por të shpresojë edhe te ndalimi i Atletikos.
Premier League
Sonte do të luajë edhe Liverpool në transfertë përballë Crystal Palace. Fitorja për Liverpool është detyrim nëse shpreson ende te titulli, pasi është në të njëjtën kuotë pikësh me Manchester City. Brendan Rodgers mbetet i bindur se skuadra e tij mund ta fitojë titullin e Ligës Premier. Rodgers mendon se ekipi i tij mund të shënojë mjaftueshëm gola në dy ndeshjet e mbetura për të tejkaluar diferencën prej nëntë golash me City-n.
Në prag të ndeshjes trajneri i Liverpool, Rodgers shprehet se “Nëse është ndonjë ekip që mund të shënojë gola dhe t’i përmbysë gjërat, jemi ne. Nuk ka dyshime. Ky do të jetë synimi jonë. Unë kam respekt për Newcastle, por nëse është një ekip që ka treguar se mund të shënojë gola, jemi ne. Ne nuk jemi ekip 1-0. Ne e kemi treguar këtë në fillim të sezonit, por ajo çfarë kemi treguar është se ne mund të shënojmë gola”, ka thënë Rodgers.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com