TIRANË - Report Tv ka siguruar videon e fillimit të zjarrit që përpiu fasadën e pallatit 12-katësh te kompleksi "Arlis" në zonën e njohur si "Farmacia 10". Në pamje duket momenti kur mbeturinat e marketit në katin 0 të pallatit përfshihen nga flakët.

Flakët e zjarrit që ranë pasditen e 14 prillit në pallatin 12 katësh, në kompleksin “Arlis” në Tiranë, pranë QSUT-së, përpinë thuajse gjysmën e pallatit në të gjithë gjatësinë e tij dhe shkrumbuan 30 banesa.

E paqartë mbetet shkëndija e parë. Në momentin që flakët shpërthejnë, pranë kartonëve, që shihen si burimi i parë i zjarrit, nuk ka njeri. Pak më herët, në zonë shihen fëmijë që luajnë, të cilët mund të kenë hedhur diçka në karton që ka shkaktuar flakët, por nuk përjashtohet edhe mundësia e hedhjes së ndonjë cigareje të pa fikur nga katet e sipërme të pallatit. Hetimi vijon, e pritet që shkaku të qartësohet.

Vetë kompania "Arlis", në një reagim publik, tha se objekti është ndërtuar duke respektuar standardet e sigurisë, i certifikuar nga organet kompetente që prej vitit 2021. Sa i përket fasadës, "Arlis" ia faturon përgjegjësinë kompanisë kontraktore e cila është zotuar sipas tyre për standardet e materialit.

11 persona u lënduan nga flakët e zjarrit dhe asfiskia nga tymi, banorë dhe forca zjarrfikëse.

Lajm në përditësim...