Ja si të keni një Shën Valentin
special, këshilla nga romancierë

TIRANË- Dita e Shën Valentinit, e njohur si festa e të dashuruarve, festohet në 14 shkurt të çdo viti nga të dashuruarit në mbarë botën.
Këtë vit, ajo bëhet më e veçantë, pasi për herë të parë pas 19 vjetësh, Shën Valentini dhe hëna e plotë janë në të njëjtën ditë. Një nga gjërat e zakonshme në këtë ditë është shkëmbimi i dhuratave materiale, apo buqeta lule për femrat.
 
Mënyra se si festohet kjo ditë varet nga çdo çift. Disa zgjedhin ta kalojnë natën në një nga klabet e natës ku performojnë këngëtar të ndryshëm,  të tjerë të udhëtojnë në një vend të veçantë, ku ndoshta janë takuar për herë të pare, apo një udhëtim romantik në një vend të huaj.
 
Shpesh ne e harrojmë rëndësinë që ka kjo ditë për të rizgjuar romancën në një lidhje.

Ja çfarë këshillojnë autoret të librave rozë më të shitur për të pasur një Shën Valentin të paharruar.

“Pse të mos udhëtosh në kohë me të dashurin ë zemrës për Shën Valentin? Merr një film të viteve ’80 apo ’70 apo çfarëdo filmi që lidhet me fillimet tuaja, vendosni muzikë, bëni foto dhe krijoni kujtime. Qeshni, dashuroni dhe shijoni kujtimet.”
-Lisa Winegate 

“Mendoni se “Kërkimi i thesarit” është një lojë për fëmijë? Atëherë mendojeni përsëri. Surprizoni të dashurit tuaj me një sërë shënimesh të vogla që përmbajnë mesazhe të koduara për një dhuratë të veçantë. Bashkëshorti im e bën shpesh këtë dhe mua më pëlqen jo vetëm kërkimi,por edhe zbulimi i “thesarit” .”
-Tamera Alexander 

“Thuhet që dashuria kalon nga stomaku, dhe ndoshta për këtë arsye tradita ime e Valentinit përfshin gjithmonë biskota dhe ëmbëlsira. Unë dhe partneri im do të festojmë së shpejti Shën Valentinin tonë të 40-ë sëbashku dhe unë i kam blerë që tani përbërësit për ëmbëlsirën.” 
-Deborah Raney

“Mbase në vend të gjithë zhurmës së festës dhe dhuratave klishe, kushtojini kohë njëri-tjetrit. Qendroni bashkë. Shihni ndonjë film. Bëni masazh. Bashkëshorti im thotë që gjëja që atij i pëlqen më shumë është fakti që është me mua.
Kam arritur të vlerësoj pasurinë e atyre momenteve të qeta kur nuk ka nevojë për fjalë dhe flet dashuria.”
-Rachel Hauck

“Ndonjëherë njerëzit harrojnë që romanca kërkon përpjekje. Kështu që shkundini gjërat. Nisni një traditë të re në vend që të ndiqni një të vjetër. Surprizojeni të dashurin e zemrës duke bërë diçka tërësisht të papritur. Një nga dhuratat e bashkëshortit tim për Shën Valentin nuk kushtoi shumë por ishte kaq e papritur sa që nuk e kam harruar ende edhe pas 20 vitesh.”
-Robin Lee Hatcher

“Lidheni dhuratën e Shen Valentinit me të dashurin tuaj. Çfarë i pëlqen atij/asaj? 
A dëshiron më tepër fjalët e dashurisë? Atëherë shkruajini një poemë ose një letër dashurie. 

A vlerëson kohën e kaluar bashkë? Planifikoni një takim special vetëm për ju të dy.

A i pëlqejnë dhuratat? Blijini diçka dhe hiqjani paketimin bashkë. Të shpaketosh është gjysma e qejfit.”
-Denise Hunter

“Në vend që të dilni për ditën e Shën Valentinit, përgatisni një darkë romantike dhe qëndroni në shtëpi, përpara oxhakut. Bëni një listë me 14 gjërat që do të bëni këtë vit bashkë dhe që nuk i keni bërë më parë.”
-Susan Meissner

“Nëse dua të ringjall romancën në martesën time, unë kujtoj arsyet se përse e dua bashkëshortin tim dhe ia them këto atij. Kjo jo vetëm që më ndihmon që të kujtoj cilësitë e tij të mira (dhe jo ato të këqija), por gjithashtu i kujton atij që unë e dua.”
-Susan May Warren

LEGJENDA

Ndërsa Kupidi ose perëndia e lashtë e erosit frymëzon dashurinë, dita e të dashuruarve mban emrin e Valentinit. 

Ka shumë legjenda rreth Shën Valentinit se pse emri i tij është i lidhur me të dashuruarit. 
Sipas njërës prej legjendave, Perandori Romak Claudius II ekzekutoi një të ri të quajtur Valentin.

Perandori i kishte ndaluar martesat në perandorinë e tij, sepse besonte se ajo i bënte burrat të dobët. Sipas tij, burrat e martuar ishin të lidhur emocionalisht me familjet e tyre prandaj nuk ishin ushtarë të mirë.

Një peshkop, i quajtur Valentin, kuptoi padrejtësinë e këtij ndalimi, teksa shihte traumën që pësonin të rinjtë e dashuruar të cilët nuk mund të shenjtëronin lidhjen e tyre në martesë. Prandaj, Valentini doli kundër këtij urdhëri të perandorit dhe i martonte çiftet fshehurazi duke u bërë kështu shenjti mbrojtës i tyre.

Pasi perandori zbuloi atë që ky peshkop po bënte pa lejen e tij, ai e arrestoi Valentinin dhe e futi në burg. 

Një tjetër histori rreth Shën Valentinit lidhet me një prift romak të quajtur Valentin, i cili ishte burgosur për shkak të besimit të tij fetar. Valentini ra në dashuri me vajzën e gardianit të burgut dhe nga qelia i dërgoi vajzës një letër dashurie para ekzekutimit të tij. Ai e nisi mesazhin e tij të lamtumirës, pikërisht para ekzekutimit , me shënimin: “Nga Valentini jot”. Kjo frazë u bë e famshme ne gjithe botën dhe përdoret ende, edhe sot, mijëra vite më vonë.

Shumë martirë kristianë quheshin Valentin, por 14 shkurti është një atribut për Valentinin e Romës. Vite më vonë pas ekzekutimit të tij, kisha Katolike vendosi që ta nderonte martirin për vetësakrifikimin e tij në emër të dashurisë me shpalljen e 14 shkurtit si dita e Shën Valentinit.

Pavarësisht misterit që mbart fillesa e kësaj historie dhe pasigurisë së historianëve për origjinën e saktë të festës, Shën Valentini mbetet festa e dashurisë, përkushtimit dhe vlerësimit.
Historia e Shën Valentinit mund të ketë një fund të trishtë, por për shumicën e njerëzve sot, ajo simbolizon një ditë të mbushur me gëzim dhe lumturi.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani në Kiev, takon presidentin Zelensky: Riafirmojnë angazhimin tonë për një partneritet të fortë

Ministri Hasani në Kiev, takon presidentin Zelensky: Riafirmojnë angazhimin tonë për një partneritet të fortë