FRANCË - Një ekspert vere i verës "Mirabeau", në fshatin e vogël Provence të Francës ka postuar një video në të cilën tregon se si mund të hapësh një shishe vere, pa ndihmën e hapëses së verës.
Stefan Kronk përdor këpucën e tij si mjet të vetëm për të hapur shishen. Fillimisht ai e mbështet shishen e verës te këpuca dhe më pas, me disa goditje të forta në mur me shollën e këpucës, tapa e shishes fillon të dalë pak nga pak.
Por si funksionon ky process?
Kronk shpjegon se ajri në brendësi të shishes lëviz në fund të saj nga goditjet e vazhdueshme. Këto goditje të forta nga pas shishes kompresojnë ajrin brenda saj. Në këtë mënyrë ajri dhe volume i verës në shishe është më i vogël dhe fluskat e ajrit që formohen nga brenda shishes shtyjnë tapën jashtë.
Kjo teknikë e veçantë është mjaft e përhapur mes punonjësve të kantinave të verës, por tashmë duket se të gjithë do fillojnë të përdorin këtë mënyrë kur të mos kenë hapësen e verës me vete.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com