TIRANE-Televizioni A 1 Report ka mundur të sigurojë pamjet e atentatit të ndodhur mbrëmë në Tiranë ndaj 28 –vjeçarit Fatmir Kurti, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë.

Roja i qendrës së jetimëve "Zemer Nene" tek Pallati me shigjeta është qëlluar në momentin që ka qenë duke shkuar në vendin e punës, tek kryeqezimi i Unazes se Re me Rrugen e Kavajes. Kamerat e sigurisë të vendosura tek ndërtesa, kanë filmuar gjithë ngjarjen dhe autorin e atentatit i cili pasi ka qëlluar 6 herë me pistoletë ndaj Fatmir Kurti, 28 vjeçari ka ikur me vrap duke u futur nëpër lagje.
 
Edhe pse ka marrë dy plumba në trup, një në shpatull dhe këmbë, 28-vjeçari duket ne keto pamje teksa ngrihet sërish në këmbë duke kërkuar ndihmë nga kalimtarët e rastit apo drejtuesit e automjeteve.

Hetimet janë përqendruar për një problem pronësie që ka qendra e jetimëve me disa persona të tjerë. 

Momenti i plagosjes në Tiranë
Momenti i plagosjes në Tiranë

Momenti kur atentatori qëllon mbi 28 vjeçarin Fatmir Kurti
momenti vrasjes
Momenti kur atentatori largohet pasi ka qëlluar me armë