TIRANE- Një grup kriminal që merret me sigurimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike heroinë në zonën e Kombinatit, në Tiranë, është zbuluar gjatë një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Policisë së Shtetit.
Ky grup kriminal është shkatërruar ditën e djeshme, ku nëntë persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim si të dyshuar të lëndës narkotike të llojit heroinë. Në operacionin e koduar “Qiraja” në pranga kanë përfunduar 9 persona, ndërkohë sipas bluve të kryeqytetit po punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim B.M dhe R.U të cilët rezultojnë të jenë pjesë e këtij grupi kriminal.
/Shqiptarja.com