Ja si u zhdukën akuarelet
Lasgushiane të A. Konstandinit

Ja si u zhdukën akuarelet<br />Lasgushiane të A. Konstandinit<br>
Në qytetin e Pogradecit ne vitet ’80 te shek. XX u ndërtua një lokal shërbimesh dhe argëtimi. Mjedisit te brendshëm ju kushtua një rëndësi dhe vlerësim, duke u pikturuar me murale. Për realizimin dhe krijimin e këtyre tablove u angazhua piktori i njohur Anastas Konstandini. Veprat e tij u realizuan sipas motiveve të veprës poetike të Lasgush Poradecit, tema që i kushtoheshin Liqenit të Pogradecit dhe poezive me motive të traditës gojore të ngritura në art nga poeti.

Godina mori vlera të veçanta, nga njëri aspekt ishte nder të rrallat në këtë periudhë e dekoruar me vepra arti të realizuara me frymëzim dhe art nga Anastasi, dhe e dyta, banoret e qytetit dhe vizitorët kur njiheshin me këto vepra, sikur takoheshin me Lasgushin duke shikuar muralet me tematikën dhe subjektet e tij.

Pas viteve ’90 lokali u privatizua si shumë të tjera në vendin tonë, praktike e kohës. Por në këtë rast shikojmë se ndodhi një masakër kulturore, aspak e pranueshme, për dy arsye. E para: pogradecarët si komunitet janë artdashës, vlerësues dhe mbrojtës të artit dhe ky vandalizëm është i pakuptueshëm. Se dyti: Këto vepra të artit figurative pasqyronin krijimtarinë e poetit të madh Pogradecar dhe të kombit.

Kështu që këto ishin nderim për Poetin, pogradecarët dhe kënaqësi për çdonjërin qe do kishte mundësinë t’i shikonte. Kjo është edhe më shume e dhimbshme, kur dimë që me këto vepra të piktorit Anastas Konstandini, Pogradeci ishte pionier i realizimit të muraleve me përmasa të tilla dhe të arritura artistikisht.

Po të ndalohet katrahura, vetëm do nderoheshin pronarët, pogradecarët dhe do ishte një nga veprat mirëdashëse dhe shenjë respekti që tregohet për artin në këto vite, kur po bindemi se arti është pasuri dhe qytetari.

[gallery]25388[/gallery]

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur