Ja si vepron policia në vendet demokratike kur ka dhunë në protesta (VIDEO)

Protesta e së shtunës në mbrëmje nga opozita u karakterizua nga dhuna ndaj institucioneve, policisë dhe gazetarëve. Ndërkohë që u shënua një incident me sekretarin organizativ të PD-së, Sahit Dollapi. Në pamjet që Report Tv siguroi Sait Dollapi në fillim të protestës u kap teksa qëllonte efektivët para Kryeministrisë.

Në momentin që u zhvendos protesta te parlamenti, një efektiv i kërkoi Dollapit të hiqte nga fytyra maskën kundër gazit lotsjellës për të mësuar identitetin e tij dhe të sigurohej se ishte ai për ta shoqëruar më tej në polici. Por sapo polici e identifikoi, Sait Dollapi vrapoi dhe më tej u rrëzua vetë në tokë, aty ku policia e qëlloi me shkop gome dhe më pas e ndaloi dhe e shoqëroi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ndalimin e tij, PD-ja e ktheu në kauzë pasi akuzoi policinë për dhunë duke u vendosur me protesta te Drejtoria e Policisë, e cila më pas e liroi Dollapin për të marrë mjekim në spital. Kryeministri Rama dhe ministri Lleshaj u shprehën dje se ai moment mund të ishte evituar nga efektivët, por si sillet policia në vendet e tjera të Europës dhe botës kur ka protesta të dhunshme? Po iu sjellim një video që tregon reagimin e policisë në Amerikë, Barcelonë, Paris dhe vende të tjera të botës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Argjon: 13/05/2019 17:43

    "Police brutality is still fashionable!" https://d3nuqriibqh3vw.cloudfront.net/images/amnesty_police_poster.jpg Të paktën kështu më duket ideja që doni të kaloni me këto video, ju si media. E habitshme se si nuk sollët rastet e Gjenovas 2001. Policia ka një ligj dhe duhet të zbatojë atë. Në demokraci dhunën e ushtron vetëm Shteti, nëpërmjet trupave të rendit publik. Kjo në përpjesëtim me rastin dhe atë që parashikon ligji. Kam frikë se po të ishte një protestë varfanjakësh, protestuesit do të ishin dërrmuar me shkopinj gome dhe do të na flitej se kjo është policia që duam. Rasti në fjalë, nuk kishte përse të qëlloj me shkopinj pasi u rrëzua. Kaq. Përveç këtij rasti, policia dukej se ishte profesionale. Nuk e kam parë asnjëherë kaq të organizuar. Ata që qahen nga gazi duhet të kuptojnë se këto janë mjetet e policisë kur protesta bëhet e dhunshme. Gazi, uji dhe shkopinjtë e gomës, këto për të përmbajtur apo shpërndarë turmën dhe JO për ta ndëshkuar! Si përfundim, ka një ligj dhe duhet zbatuar me përpikëri, në përpjesëtim me dhunën. Nga ana tjetër, për të ndaluarit duhen zbatuar të drejtat dhe liritë e njeriut. Nëse dikush është i plagosur në fillim u jepet ndihma e shpejtë, pastaj përndiqen hapat e tjera ligjore. Tortura dënohet me ligj! Ndërsa për njerëzit që duan të protestojnë, është mirë të dinë pasojat e veprimeve të tyre. Mos harroni, e drejta për të protestuar bën pjesë në të drejtat kushtetuese të njeriut. E drejta për të ushtruar dhunë, me ligj e ka vetëm policia. Para çdo kërkese që ju bëjnë trupat e rëndit mos bëni qëndresë, por bashkëpunoni dhe jini të sjellshëm. Mbani gjithmonë një dokument identifikimi me vete, sepse në çdo rast mund t'iu kërkohet të identifikoheni. Mos harroni se shpeshherë ndodh që policia të ndalojë edhe njerëz që nuk kanë të bëjnë fare me protestën, vetëm se iu bie të kalojnë nga ato anë. Përpiquni të jini të sjellshëm dhe mos bëni qëndresë, sepse rëndoni gjendjen tuaj. Kini parasysh se trupat e policisë në gjendje rrëmuje për arsye të ndryshme, mund të mos jenë në gjendje të veprojnë dhe mendojnë me logjikë, prandaj shmangni mundësitë që të keni të bëni me ta. Fatmirësisht, duhet thënë se policia shqiptare nuk është edukuar me ideologji fashiste, siç janë të edukuar pjesëtarë të policive që shfaqen në video! Është e turpshme që në ditët kur qajmë humbjen e dy anëtarëve të ushtrisë nga një lëndë plasëse, një grup të uriturish për pushtet qëllojnë trupat e policisë me bomba molotov dhe fishekëzjarre shpërthyese! Ky është nderimi që i bëjnë atyre që dhanë jetën në shërbim të kombit?! Këto protesta nuk bëjnë gjë tjetër se të çojnë ujë në mullirin e Ramës. Prandaj kam frikë se janë ujdisur së bashku për të bërë këto ngjarje. Kështu e heqim vëmendjen nga Reforma në Drejtësi dhe Marrëveshja me BE-në. Ndërkohë që paratë i ndajnë prapë bashkë. Studentët treguan se pa dhunë mund të dridhen partitë dhe qeveria! Por... p.s Fjalimi i Ramës dhe krahasimet dje ishin të turpshëm, sepse është po Rama që do të bëjë kryebashkiak një anëtar të grupit të zjarrit me 21 janar 2011.

    Përgjigju
    • ermal: 14/05/2019 22:43

      bravo

  • tori: 13/05/2019 16:23

    kjo eshte e keqe e madhe e policis shqiptare.Ne se do kerkohet ndihme qe policin ta drejtoj ndonje drejtues policie nga vendet e Europes apo nga Amerika,nuk do kemi raste i si I Seit Dollapit,sepse pas sprintit do te perfundonte ne SHARRE E JO NE SPITAL.Nuk do kishte hedhje molotovesh se ato do u eleminoheshin,nuk do kishte protest pa saktesuar oren e fillimit e te mbarimit te protestes.Perdorimi I mjeteve per ta bere protesten paqesore e sipas ligjeve do ti zbutnin KAFSHET E Bathores,Kamzes,Astritit e te mencurit e Shkodres

    Përgjigju
  • Eri: 13/05/2019 14:02

    Edhe ne Greqi protestuesit i trajtojne me keq.Kam pare terheqje prej flokesh grate .Shkopa gome edhe gaz lotsjelles pa fund.Ju te protalit beni edhe ndonje kerkim .Ka dal ndonje president i ndonje shteti edhe te beji thirrje te lirohet ndonje nga keta protesues ?

    Përgjigju
  • Delinquenti: 13/05/2019 13:18

    Nuk kam car te shtoj mese e drejte ti morim ca pollici nga ato vene te trajnojne keto tanet se ndryshe do na mori lumi osé me sakte llumi me vete duke zbatu keto te "drejta e njeriut" O POLICIA BONI NJE HERE VETEM REPRESJON SIC DUHET DHE E SHOFIN ATO SE SI DALIN ME FOL DHE ME BO PRAP PROTESTE

    Përgjigju
  • emigranti: 13/05/2019 12:32

    Kam mendimin qe nuk kemi nevoje fare per polici perpara Kryeministrise.Mjafton te vendosim ne rreshtin e pare edukatore cerdheje dhe kopeshti per tu bere balle kopese me femije te pa edukuar por me plot tituj shkencore,ti japim edhe nje mesim perendimit se si policite e tyre te edukojne dhe tu mesojne efektivet e vet se nuk jane te nevojshem as qente as kuajte dhe as shkopi i gomes ne manifestimet me dhune dhe bomba molotov dhe ne fund te dites te dalin perfaqsuesit e policise dhe te qeverise te kerkojne te falur se nuk u kane vendosur banja publike perpara institucioneve shteterore duke mos u lene zgjidhje tjeter demostueseve vecse ti shurrosin kryekimistrite dhe presidencat e vendeve te tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren