Hetimet dhe dëshmitë paraprake të vrasjes së bankierit Artan Santo mesditën e sotme në qendër të Tiranës, vetëm pak metra larg zyrës së tij, të bëjnë të mendosh se plani për atentatin ndaj tij ka qenë i mirëpërgatitur.
Vetë skema e atentatit mafioz të të dy vrasësve si dhe dëshmia e shoferit të biznesmenit e përforcojnë këtë, si dhe hedhin edhe më tepër dyshime lidhur me pistën kryesore ku po heton policia, atë të vrasjes me pagesë. Duket se dy vrasësit me motor e kanë studiuar gjatë itinerarin dhe çdo lëvizje që kryente çdo mëngjes bankieri përpara se të kryenin vrasjen.
Nga ana tjetër, vetë shoferi i Stanos, në dëshminë e dhënë tregon se motorri i llojit Suzuki V-Strom, kishte ditë që i ndiqte lëvizjet e Santos nga shtëpia deri në zyrën e bankës “Credins”, i të cilës ishte pronar dhe e drejtonte.
Siç mësohet edhe nga skema e atentatit dhe nga fotot e kapura nga kamerat e sigurisë, tregojnë se si motorri me të dy vrasësit ndiqte hap pas hapi lëvizjet e makinës së Santos që nga dalja e shtëpisë së tij pranë Liceut Artistik, në kryqëzimin përpara Kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, e deri në mbërritjen e tij në punë.
Ka qenë ora 9.15 min, kur sapo ka parkuar shoferi i Santos, ky i fundit ka qenë duke dalë nga dera e pasagjerit të përparëm, automjeti është qëlluar.
Pas kësaj të shtëne të parë, biznesmeni 58 vjecar ka nxituar të hyjë drejt bankës pasi brenda saj mund të ishte i sigurtë, por pa ia dalë dot.
Pikërisht këtu, killerat i janë afruar trotuarit me një distancë larg hyrjes së bankës 10 metra ku dhe kanë qëlluar mbi Artan Santon sapo ky i fundit kishte ngjitur trotuarin pranë bankës. Distanca nga viktima është 10 metra ndërsa nga mjeti i Santos 30 metra.
6 plumba pistolete pa silenciator i kanë dhënë fund jetës së biznesmenit dhe botuesit të sukseshshëm Artan Santo.
Shoferi: Motorri na ndiqte prej ditësh që nga shtëpia
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e bankierit dhe botuesit të njohur Artan Santo. Mësohet se shoferi i tij, dëshmitari ndoshta edhe më i rëndësishëm në vendngjarje, ka treguar se motorri me të cilin udhëtonin dy vrasësit me skafandra, kishte ditë që i ndiqte. Sipas shoferit, motorri ndiqte lëvizjet e biznesmenit që nga dalja nga shtëpia e tij pranë Liceut Artistik, e deri tek zyrat qendrore të baknës “Credins” të cilë ai vetë e zotëronte dhe e drejtonte.
Dëshmia e shoferit vjen në një moment deçisiv të zbardhjes së plotë të ngjarjes si dhe hetimeve për kapjen e autorëve. Kjo dëshmi përforcohet edhe më tepër, nga fotot e kamerave të sigurisë në zonat nëpër të cilat lëvizi makina e Santos, e ndjekur hap pas hapi edhe nga vrasësit.
Këto fakte dëshmojnë gjithnjë e më shumë se vrasja e biznesmenit nuk ka qenë e rastësishme por ka qenë e mirëpërgatitur nga vrasës profesionistë dhe çfarë është edhe më e rëndësishme nga atentatorë me pagesë.
Bankieri dhe botuesi Artan Santo u ekzekutuar me 6 plumba mesditën e sotme në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, pranë punës së tij.
Por si ndodhi ekzekutimi mafioz ndaj drejtorit të përgjithshëm të Credins Bank?
Rreth orës 9.00 të së ejntes, automjeti i drejtuar nga Artan Santo ka dalë si zakonisht nga banesa e tij pranë Liceut Artistik në drejtim të filialit të Bankës Credins pranë zonës së ish-bllokut.
Artan Santo vinte nga Liceu Artistik në drejtim të parkimit në krah të rrugës midis bankës dhe Vilës 30. Për të mbërritur pranë këtij parkimi të rezervuar të bankës Credins, mjeti i llojit Benz S Class me targa AA 111 AX, ku udhëtonte Artan Santo ka lëvizur në rrugë dytësore për të kaluar më pas në rrugën ku janë përballë TVSh dhe Ambasada Italiane. Më pas mjeti ka devijuar majtas në drejtim të rreth-rrotullimit ku ndodhet Kryeministria, Kryesia e Kuvendit përballë, dhe Hotel Rogner paralel kryeministrisë.
Nga e njëjta rrugë vetëm pak metra pas benzit, vinte mjeti motorrik i llojit Suzuki V-Strom. Dy persona të veshur identik me uniforma të mjeteve motorrike me të njëjtat kokore në kokë kanë arrdhur nga intinerari Liceut Artistik, në drejtim të kryeministrisë, Kryesisë së Kuvendit me destinacion filialin e Bankës Credins aty ku do të parkonte mjeti i Santos.
Por tek rrethrrotullimi i Hotel Rogner, mjeti i Santos ka devijuar majtas me drejtim Presidencën e më pas hyrjen pranë zonës së Librit Universitar. Ndoshta sepse vetëm kështu mund të ishte më komod parkimi pranë vendeve të caktuara nga Banka.

Kjo është gjurma e plumbit në derën e pasme të pasagjerit, që për policinë mbetet mister se nga është qëlluar. Pasi dy autorët me motor kanë qenë të ndaluar thuajse përballë automjetit, duke mos qenë në trajektoren e goditjes.

Pikërisht këtu, killerat i janë afruar trotuarit me një distancë larg hyrjes së bankës 10 metra ku dhe kanë qëlluar mbi Artan Santon sapo ky i fundit kishte ngjitur trotuarin pranë bankës. Distanca nga viktima është 10 metra ndërsa nga mjeti i Santos 30 metra
Santo është rrëzuar nga të shtënat dhe autorët kanë qëlluar sërish për tu siguruar që kishte vdekur.

Skena që ka zgjatur vetëm disa sekonda është parë nga disa dëshmitarë. I pari roja i bankës i vendosur në kabinë vetëm 2 metra larg trupit të pajetë.
Tregtarët ambulantë të luleve përreth zonës kanë dëgjuar fillimisht të shtënat e më pas kanë parë motorrin të largohej në drejtim të Librit Universitar
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar “Suzukin V-Strom” dhe dy killerat mbi të të veshur identik me kokore të njëjta.
Ja ku duken në pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë, dy killerat e Artan Santos dhe momenti i largimit të tyre nga vendi i ngjarjes në drejtim të Librit universitar. Sipas informacioneve killerat pas largimit nga Libri Universitat janë drejtuar në drejtim të zonës së Selitës e më pas në drejtim të Fushë-Krujës.
I gjithë ky intinerar pas ngjarjes që ka ndjekur ky motorr është nën vëzhgimin tashmë të forcave të shumta policore të mbështetura edhe nga helikopterët e Ministrisë së Brendshme.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO